By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave
November 25, 2025
Elezi: Nesër fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
November 25, 2025
Dënohet me 6 vite burg për tentativë vrasjeje A.H. nga Peja
November 25, 2025
Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas
November 25, 2025
Show time`, drama e autorit Haqif Mulliqi, premierë në Teatrin e Podujevës
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zhijovin Nesiq dënohet me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zhijovin Nesiq dënohet me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës
Lajme

Zhijovin Nesiq dënohet me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës

Kosova Times
Last updated: 2025/06/17 at 11:46 AM
Kosova Times Published June 17, 2025
Share
SHARE

Gjykatën Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës në Kosovë, Zhijovin Nesiq.

 

Aktgjykimi u shpall sot nga gjykatësja Violeta Namani-Hajra, e cila ka deklaruar se Nesiq është fajtor se në bashkëkryerje me pjesëtarë të panjohur të forcave serbe, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile“.

Gjykatësja ka theksuar se në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 5 mars 2024. Me aktvendim të veçantë, të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Dënimi me burgim, të akuzuarit Nesiq do t’i ekzekutohet kur aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Po ashtu, gjykatësja ka thënë se e dëmtuara kishte identifikuar të akuzuarin Nesiq pranë Komisionit për hetimin dhe zbulimin e krimeve të luftës. Të njëjtën gjë, ka theksuar se e ka bërë edhe pranë Policisë në procesverbalin mbi identifikimin e të dyshuarit.

Po ashtu, e dëmtuara kishte identifikuar Nesiqin edhe në Gjykatë dhe Prokurori.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh pasi aktgjykimi të pranohet me shkrim nga palët në procedurë.

Pas shpalljes së vendimit, Fatmire Haliti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimit e të Mbijetuarve të Torturës (QKTMT), ka thënë se viktima e ka pritur me shumë emocione aktgjykimin.

“Ky vendim është mirëpritur edhe nga ne si organizatë por veçanërisht nga e mbijetuara të cilës vetëm sa ia komunikova lajmin edhe e ka pritur me mjaft emocione … Ky vendim i gjykatës sot është një satisfakcion për viktimën, që të paktën është shqiptuar një dënim prej 15 vjetësh burgim për të akuzuarin”, ka deklaruar Haliti.  Ajo ka thënë se presin që edhe për rastet e tjera të ketë drejtësi.

Gjykimi ndaj Nesiq është mbajtur i mbyllur për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

You Might Also Like

Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave

Elezi: Nesër fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Dënohet me 6 vite burg për tentativë vrasjeje A.H. nga Peja

Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

Nga e enjtja rënie e ndjeshme e temperaturave

Kosova Times June 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani për dinarin: Sa herë i kemi aleatët në krahë mbrohet Kushtetuta

Kosova Times Kosova Times January 31, 2024
Komuna e Prishtinës po bëhet gati për krizën e dimrit: Ndan 300 mijë euro për gjeneratorë nëpër shkolla
Koreja Veriore lëshon raketë pasi paralajmëroi përgjigje të ashpër ndaj ShBA-së
Qeveria do të ndajë 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Horoskopi ditor për 8 maj 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?