By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ankesa e `Pastrimit`, INPO kërkon rishikim të vendimit të OSHP-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ankesa e `Pastrimit`, INPO kërkon rishikim të vendimit të OSHP-së
Lajme

Ankesa e `Pastrimit`, INPO kërkon rishikim të vendimit të OSHP-së

Kosova Times
Last updated: 2025/06/18 at 5:55 PM
Kosova Times Published June 18, 2025
Share
SHARE

Iniciativa për Progres (INPO) ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka trajtuar ankesën e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” ndaj Komunës së Prishtinës.

 

INPOka theksuar se OShP ka refuzuar të shqyrtojë ankesën duke u thirrur në mungesë juridiksioni, ndonëse paraprakisht e ka pranuar atë si të rregullt, ka caktuar panel shqyrtues dhe ka trajtuar çështjen në përmbajtje.

Një qasje e tillë, sipas kësaj organizate, është në kundërshtim me parimet bazë të procedurës administrative dhe me nenin 105 të Ligjit për Prokurimin Publik, i cili kërkon shqyrtimin e ankesave në merita lidhur me shkeljet e mundshme të këtij ligji.

“Ky vendim përfaqëson një shkelje të parimit të trajtimit të drejtë dhe koherent të palëve dhe cenon parimin e sigurisë juridike, duke dëmtuar të drejtën për shqyrtim efektiv të një ankese të bazuar në fakte dhe në ligj. Po ashtu, ky rast ngre shqetësim serioz për rolin mbikëqyrës të OShP-së, e cila ka për detyrë të mbrojë ligjshmërinë në procedurat e prokurimit, përfshirë rastet kur autoritetet kontraktuese shmangin zbatimin e dispozitave për kontraktim brenda autoriteteve publike (in-house procurements), siç parashihet në nenin 9.4 të Ligjit për Prokurim Publik”, thuhet në reagim.

Sipas INPO-s, në këtë rast konkret, bëhet fjalë për një ndërmarrje publike me pronësi rreth 77% nga Komuna e Prishtinës dhe të autorizuar me rregullore komunale si ofruesi i vetëm i shërbimit të grumbullimit të mbeturinave, rrethana që e bëjnë të drejtë dhe të ligjshme kontraktimin përmes marrëveshjes “in-house”, pa tender të hapur.

“Refuzimi i OShP-së për të shqyrtuar këtë veprim të Komunës përbën jo vetëm shmangie nga përgjegjësia institucionale, por krijon precedent të rrezikshëm për anashkalim të ndërmarrjeve publike dhe zbehje të transparencës e llogaridhënies në prokurim publik. Ky vendim i OSHP-së është në kundërshtim me vet praktikën e këtij institucioni, pasi që në të kaluarën OSHP ka shqyrtuar në merita këto ankesa nga ndërmarrjet publike, ku shumë nga to janë aprovuar si të tilla nga ky organ epror administrativ”, theksohet në reagim

INPO e fton OShP-në, të reflektojë dhe të rikthehet në përmbushjen e plotë të mandatit të saj ligjor, dhe të garantojë trajtim të drejtë, të paanshëm dhe të mbështetur në ligj për çdo ankesë që ndërlidhet me mbrojtjen e interesit publik dhe të shërbimeve publike.

INPO kërkon që OShP të anuloj vullnetarisht këtë vendim dhe ankesën e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” ta shqyrtoj në merita, duke e aprovuar apo refuzuar atë, mirëpo jo të fshihet kinse pas mungesës së juridiksionit. Një qasje e tillë, përbën abstenim të OShP-së nga përgjegjësia ligjore që ka, në parandalimin e shkeljeve ligjore në aktivitetet e prokurimit publik.

You Might Also Like

Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën

KRM `Pastrimi` njofton qytetarët dhe bizneset për çmimoren e re

Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

Kosova Times June 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

10 mijë Euro shpërblim kush jep informacione për kapjen e policit

Kosova Times Kosova Times August 20, 2024
Merezhko: Njohja e Kosovës në duart e Presidentit Zelenski
Pas ngjarjeve të fundit, politikani bën thirrje për dëbimin e Selena Gomez
Sot mblidhen tri komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës
AAK organizon tryezë diskutimi për çështjet e sigurisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?