Sipas policisë, incidenti ndodhi të martën në mëngjes. I dyshuari ka reaguar me kërcënime ndaj policëve pasi atyre iu desh t’i shqiptonin një tiketë për shkelje në komunikacion.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka arrestuar të dyshuarin. Me vendim të prokurorit kompetent, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.