Në një postim në rrjete sociale, Osmani tha se trashëgimia e Rugovës nuk i përket vetëm Kosovës, por të gjithë atyre që besojnë në fuqinë e së drejtës dhe idealin e lirisë.

“Trashëgimia e Atit themeltar të Republikës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, është një frymëzim për brezat që besojnë në paqe, liri dhe drejtësi,” u shpreh ajo.

Sipas saj, kjo hapësirë në një nga bibliotekat më të njohura të Hungarisë është një shenjë e përhershme kujtese për vizionin e arkitektit të pavarësisë, i cili me përkushtim udhëhoqi popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe shtetformimit.

Osmani potencoi se në ceremoni morën pjesë edhe miq të Presidentit Rugova dhe miq të rinj të Kosovës.