By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve
January 2, 2026
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup
January 2, 2026
Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci
January 2, 2026
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 2, 2026
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata aprovon kërkesën e Speciales për letër-rreshtim ndaj Radoiçiqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjykata aprovon kërkesën e Speciales për letër-rreshtim ndaj Radoiçiqit
Lajme

Gjykata aprovon kërkesën e Speciales për letër-rreshtim ndaj Radoiçiqit

Kosova Times
Last updated: 2025/06/18 at 6:04 PM
Kosova Times Published June 18, 2025
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Milan Radoiçiqit.

 

Këtë e konfirmoi për RTKlive zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, e cila tha se ky urdhërarrest është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022.

Përveç Radoiçiqit, është bërë e ditur se Prokuroria Speciale ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 10 personave tjerë të dyshuar në këtë rast. Ndërkohë, duke u hetuar janë rreth 50 persona.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq. Urdhërarresti është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022. Përveç Radoiçiqit, PSRK-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 10 personave tjerë të dyshuar në këtë rast. Duke u hetuar janë rreth 50 persona, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”, ka bërë të ditur për RTKlive, zëdhënësja Luta.

Ndërsa, tha se për veprimet tjera publiku do të njoftohet në kohë, meqë rasti është në fazën e hetimeve dhe nuk mund të ndajnë më shumë informacione.

“PSRK, zbaton në përpikëri procedurat ligjore në përputhje me Kushtetutën, dhe në mënyrë të barabartë për secilin qytetarë të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Prokurorisë Speciale, Nora Luta.

Ndërkohë, në prill të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar fletarrestim ndaj Millan Radoiçiqit dhe 19 serbëve të tjerë, për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.

Radoiçiq, si pjesë e një grupi serbësh, dyshohen se vranë 106 civilë shqiptarë në Gjakovë dhe keqtrajtuan 300 të tjerë.

Ndryshe, Millan Radoiçiq tashmë është person i kërkuar nga Kosova për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku u vra rreshteri, Afrim Bunjaku.

 

You Might Also Like

Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve

Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup

Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova

Kosova Times June 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

41 punëtorë ndërtimi u shpëtuan në Indi pas 17 ditësh

Kosova Times Kosova Times November 29, 2023
Dështon sërish seanca e jashtëzakonshme e Asamblesë së Prishtinës
Mosnjohja e diplomave, ul interesimin për studime nga Lugina në Kosovë
Sulmet izraelite vrasin dhjetëra njerëz në Liban dhe Gazë
FC Drenica fituese e turneut “Adem Jashari” në futsal
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?