Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë alternime vranësirash të cilat në relievet kodrinore malore hera-herës do të jenë të dendura. Në relievet kodrinore – malore të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët ndërsa në periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë. /ata