By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mish qengji: 10 receta me shije të mrekullueshme, nga makaronat te suvlaki
January 22, 2026
Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”
January 22, 2026
Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit
January 22, 2026
Gaza: Plani kryesor i SHBA-së përfshin rrokaqiej dhe qytete të reja
January 22, 2026
Aksident i ri hekurudhor në Spanjë, treni i pasagjerëve përplaset me vinçin
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Propaganda ruse në Ballkan, synon destabilizimin e rajonit, si dhe Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Propaganda ruse në Ballkan, synon destabilizimin e rajonit, si dhe Kosovën
Lajme

Propaganda ruse në Ballkan, synon destabilizimin e rajonit, si dhe Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2025/06/18 at 8:21 PM
Kosova Times Published June 18, 2025
Share
SHARE

Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, po përballet me një valë të shtuar propagande ruse që synon destabilizimin dhe devijimin e orientimit euroatlantik të rajonit. Sipas një raporti të publikuar nga Hibrid.info, rrjeti “Pravda” ka nisur operimin në gjuhën shqipe që nga marsi i vitit 2024, duke prodhuar mbi 3 mijë artikuj me përmbajtje dezinformuese dhe pro-ruse.

 

Hulumtuesit thonë se ky rrjet krahason Kosovën me Krimenë, mohon shtetësinë e saj dhe e portretizon si agresore ndaj serbëve, duke përdorur narrativa kundër NATO-s, SHBA-së dhe BE-së.

Në vitet e fundit, Ballkani Perëndimor është shndërruar në një nga hapësirat më të ndjeshme ndaj ndikimeve të jashtme politike.

Në këtë kontekst, propaganda ruse ka luajtur rol të rëndësishëm, veçanërisht përmes përpjekjeve për të minuar stabilitetin dhe orientimin euroatlantik të vendeve të rajonit, përfshirë edhe Kosovën. Ndikimi i saj manifestohet në forma të ndryshme, përfshirë dezinformimin, manipulimin mediatik dhe mbështetjen e narrativave që synojnë të delegjitimojnë shtetësinë e Kosovës.

Një nga shembujt më konkretë të këtij ndikimi është rrjeti propagandistik rus “Pravda” në gjuhën shqipe, i cili në përmbajtjen e tij e krahason Kosovën me Krimenë.

Sipas raportit të publikuar me titullin “Rrjeti propagandistik rus Pravda dhe Ballkani”, të prezantuar në konferencën “Sfidat e çrregullimit informativ në Kosovë”, organizuar nga platforma Hibrid.info, tregohet se domeni “Pravda” në gjuhën shqipe ka qenë aktiv që nga marsi i vitit të kaluar dhe synon audiencën shqipfolëse.

“Kosova mohohet si shtet, po ashtu krahasohet me Krimenë, njëkohësisht akuzohet për terrorizëm institucional ndaj serbëve…”, tha Festim Rizanaj, hulumtues në Hibrid.

Sipas tij, qëllimi kryesor i propagandës “Pravda” është që të përhapë narrativa pro-ruse dhe të kritikojë Perëndimin, SHBA-në dhe NATO-n.

“Një prej narrativave është pro-ruse dhe pro-serbe. Narrativa tjetër është kundër NATO-s dhe anti-perëndimore, ku NATO shihet si agresore, BE-ja si injorante dhe SHBA-ja si manipuluese në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Rizanaj.

Ai shtoi se ky rrjet është aktiv në mbi 80 shtete, ndërsa nga hulumtimi i realizuar, Ballkani zë vendin e dytë për nga numri i artikujve propagandues të publikuar.

Vetëm për Kosovën, që nga marsi i vitit 2024, kur domeni i “Pravda” në shqip është bërë aktiv, e deri në prill të këtij viti janë publikuar rreth 3 mijë artikuj propagandues në gjuhën shqipe.

You Might Also Like

Diplomohen 21 zjarrfikës të rinj, Sveçla:Po forcojmë kapacitetet e sigurisë

Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e Kosovës

SHBA dhe Kosova forcojnë partneritetin ekonomik përmes Odës Amerikane

Basha: 28 vjet nga sulmi i dytë në Prekaz, simbol i vendosmërisë shqiptare

Kosova Times June 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Plas sherri në Astir, vajzat përleshen me njëra-tjetrën (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times September 7, 2025
Intensifikohen përpjekjet diplomatike për marrëveshje armëpushimi në Lindjen e Mesme
“Nëndetësja e verdhë” fundos Realin, madrilenët bien në “Estadio de la Ceramica”
Maqedonci tregon nëse NATO po i tërheq trupat nga Kosova
Azerbajxhani bllokon kamionët me ndihma urgjente ushqimore nga Armenia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?