By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE-ja shqyrton ndëshkimin e vendeve që shkelin të drejtat e njeriut dhe ndërkombëtare
June 18, 2025
Nje video e tmerrshme nga Irani: “E quajnë vrasësin e Izraelit” (VIDEO)
June 18, 2025
Krimi i tmershem troniti Sarajevën: Vajza vrau nënën e saj
June 18, 2025
LAJMET SENSACIONALE NËPËR MEDIAT JOPROFESIONALE NË KOSOVË!
June 18, 2025
LVV në Prizren akuzon qeverisjen lokale për favorizim të OJQ-ve
June 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Resorti Albatros, një luks në mes natyrës së virgjër, detit dhe shijes ngrit nivelin turistik në Spille
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Resorti Albatros, një luks në mes natyrës së virgjër, detit dhe shijes ngrit nivelin turistik në Spille
Turizëm

Resorti Albatros, një luks në mes natyrës së virgjër, detit dhe shijes ngrit nivelin turistik në Spille

Kosova Times
Last updated: 2025/06/18 at 6:21 PM
Kosova Times Published June 18, 2025
Share
SHARE

Ndërsa sezoni veror ka filluar, pyetja më e shpeshtë mbetet nga ti kalojmë pushimet. Ata që duan ti shmangen temperaturave të larta pa dyshim që duan një kombinim të detit , freskisë së pyllit dhe shijeve lokale. Një nga destinacionet e verës që nuk duhet humbur, është Spille e cila ndodhet  në kilometrin e 15 nga autostrada që lidhë Durrësin dhe Rrogozhinën. Ky vend është i njohur me pisha të gjata përgjatë plazhit. Deri atje rruga përshkrohet me një peisazh tejet interesant me kodrina e livadhe me njëqind nuanca të gjelbërta, si një kartolinë e veçantë.

Është një kombinim mjat I mirë për ata që duan diell dhe freski në çdo moment, ngjyra e jashtëzakonshme e ujit, pamje gjelbërimi që fshin çdo stres.

Sapo I afrohemi detit para nesh shfaqen një rrip i gjatë i pishave të gjata, ku udhërrëfyesi i akëcilit vizitor është intuita e tij. Nga kjo pjesë e deri në Darëzezë  të Fierit është natyrë e virgjër. Kjo pjesë është në zonën blu, sipas një raporti të vitit të kaluar të  BE mbi ujërat detare, që konsiderohet se është në nivel të mirë.

Në mes të të natyrës së paprekur, këtij vendi I ka shtuar nivelin turistik resorti I ri Albatros, një hotel që shfaq , elegancë  dhe traditë ,  I cili ka hapur dyert javën e kaluar. Ky resort është një oazë në këtë vend për gjithë ata  që duan një pushim romantik, një përvojë gastronomike apo pushime familjare në plazh.

 

 

 

Ceremonia e hapjes së këtij resorti në Spille , u mbajt në prani të përfaqësuesve lokal , përfaqësuesve të organizatave të ndryshme nga Kosova dhe një numri personalitetesh.  Ky resort i bukur intim sidomos për çiftet e reja familjare  ofron pushime perfekte në natyrën e paprekur, duke ju lejuar të shpëtoni nga jeta e përditshme kaotike dhe të zhyteni në rehati dhe elegancë të plotë.

 

Resorti është integruar me kujdes në mjedisin natyror , në vijën e para rrëzë pishave të gjata, që I japin freski kësaj pjese me një kombinim të aromës së ujit dhe pishave përballë. Ky vend pushim mbetet  I vetmi I këtij lloji në këtë zonë, I famshëm me qendrën e saj. Një vend ku të gjitha shqisat zgjohen përmes tingujve të ujit.   Çdo detaj është menduar me kujdes për ta bërë qëndrimin tuaj të paharrueshëm.Ndërtesat e resortit me dhomat e brendshme,  me tone harmonike, dhe dekorim modern krijon ekuilibrin e përsosur midis rehatisë dhe luksit.

Dhomat e bollshme me ballkone, ku në vend të parmakëve janë të vendosur xhamat ofrojnë rehati me dizajn të sofistikuar, ku përmes dritareve të mëdha mund të shijoni pamjen e pyjeve përballë.

Është një investim goxha I madh dhe nga investimet më të mëdha të këtij viti në Spille. Të gjitha këto ambiente të rregulluara do të kontribuojnë në cilësi të re, përmbajtje të reja dhe do t’u përgjigjen nevojave të mysafirëve modernë, si vendas ashtu edhe të huaj. Në këtë resort akëcili mund të shijoj stilin unik të jetesës. Dhomat tejet të bukura me ndriqime të veqanta, frigorifer, telefona për shërbime të brendshme, TV, kasafortë, e shumë më tepër mikpritja.

Plazhi i të bukur, me distanca të shezloneve duke krijuar një ambient qetësie, vizitorët kanë në dispozicion edhe një gamë të gjerë lehtësirash – nga parkinghet në hije , pishinë të jashtme në hotel, Wifi të fortë deri në plazh. Veq kësaj ky resort në plazhin e tij, ka një bar të bukur, ku ndricimet në mbrëmje të japin një ndjesi të veqantë deri në orët e vona të pasmensatës. Gjithashtu ka një restoran dhe një club në rërë ku në orët e mbrëmjes trupin e gjallërojnë zhanre të ndryshme të muzikës live për të rinjtë.Këtu qiellza juaj do të shijojë pjata krijuese që kombinojnë më të mirat e kuzhinës mesdhetare. Mëngjesi bufe ofron një përzgjedhje të gjerë të delikatesave të kripura dhe të ëmbla.

Përbërësit e freskët vendas, përgatitjet shtëpiake dhe qasjet inovative premtojnë një përvojë unike kulinare në një atmosferë të këndshme. Nuk është çudi që ky restorant është bërë një vend i preferuar për dashamirësit e ushqimit të mirë dhe dizajnit të shkëlqyer. Nuk ka dyshim që me aromën e pyllit me pisha që rrethon resortin, do të gjeni vendin tuaj të lumtur këtu./I.K

You Might Also Like

Autobusë elektrikë në shërbim të turistëve në Berat

Mijëra njerëz protestojnë kundër turizmit masiv në Spanjë, Itali dhe Portugali

Masat më të pazakonta kundër sjelljes së turistëve në vitin 2025

Gonxhja: 17% më shumë vizitorë vendas e të huaj në sitet kulturore në 5 muajt e parë të vitit

Tre ditë në Napoli: Pica e parë në botë, sekrete nëntokësore dhe sharmi i parezistueshëm i kaosit

Kosova Times June 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Moda

Armani dhe Dior nën hetim për shfrytëzim të dyshuar të punëtorëve

Kosova Times Kosova Times July 17, 2024
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
Ekspertët: Melanoma, mund të kurohet me sukses nëse zbulohet herët
Metodë e re e fekondimit artificial për të mënjanuar trashëgiminë e sëmundjes mitokondriale
Miliarderi ringjall Titanikun II ,planet për kopjen 500 milion £ të anijes së fundosur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?