Një person është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik në oborrin e Gjykatës në Suharekë. Policia ka njoftuar se i dyshuari dhe viktima ishin palë në një seancë gjyqësore.

 

Sipas policisë, sulmi ka ndodhur me një mjet të fortë gjatë orëve të paradites. Policka ka theksuar se viktima ka pësuar lëndime në krah, për çka ka marrë ndihmë mjekësore.

“Sot në orët e paradites, ndërsa ishin duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë. Të dy personat ishin palë në një seancë gjyqësore. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore, nga goditja ka pësuar lëndime të lehta trupor në krah. I dyshuari është në Stacionin policor duke u intervistuar”, thuhet në njoftimin e policisë.