Është arrestuar një i dyshuar për dhunim dhe keqpërdorim të fëmijëve në pornografi. Sipas policisë, i dyshuari ka abuzuar seksualisht me viktimën dhe më pas e ka shpërndarë një videoincizim.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me datën 13.06.2025 dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me viktimën femër kosovare si dhe i njëjti kishte shpërndarë një video incizim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.