Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Kosova duhet të jetë gati, të ketë qeveri me legjitimitet e Kuvend funksional në rast se mund të ketë një thirrje për takim në Shtëpinë e Bardhë, sikurse që ka qenë rasti i takimit sipas tij, më 4 shtator të vitit 2020.
“Duhet të jemi gati të jemi të përgatitur, qeveria duhet të ketë legjitimitet, Kuvendi duhet të jetë funksional, në mënyrë që të përballohet çdo kohë kur mund të ketë një thirrje sikur rasti i takimit të parë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Ka qenë e shpejtë e programuar dhe e kushtëzuar ftesa që të shkohet delegacioni dhe përbërja e delegacionit është konfirmuar, përkundër që Thaçi u ndal në Vjenë për shkak të paralajmërimit të Dhomave të Specializuara ndërsa Hoti si kryeministër mori rolin e përfaqësoi Kosovën në atë marrëveshje”, ka deklaruar ai, duke bërë thirrje që institucionet e Kosovës të krijohen sa më parë e që tha se partia e parë e ka përgjegjësinë për këtë.
Sipas Hazirit nuk mund të ketë zgjidhje të situatës me procedura, por me marrëveshje politike.
Ai tregoj çka ndoshta edhe mund të jetë pengesë për një grup politik të arrijë marrëveshje me Vetëvendosjen, sepse sipas Hazirit, ata po bëjnë shkelje kushtetuese duke i mbajtur të dyja pozitat në të njëjtën kohë.
Sipas tij, kabineti qeveritar më shumë po kalon kohë në zyra të prokurorisë se sa të qeverisë.
Edhe deputet edhe ministër nuk mund të funksionojë qeveria në detyrë, sepse po e shihni që kabineti qeveritar ditët e fundit më shumë po kalojnë në zyrën e prokurorisë se sa në zyrat e qeverisë. E atë kohë që u mbetet pas intervitimit për gjetjet e dyshimet e bazuara që prokuroria e organet i kanë për të gjithë autoritetet e këtij kabinet qeveritar, ata po vazhdojnë të bëjnë vendime kundër kushtetutës. Praktikisht kjo e ngarkon dhe mund të ndikojë në arritjen e një marrëveshje politike eventuale me grupe politike që në asnjë formë nuk dëshirojnë që shkelja e kushtetutës të ndodhë çdo ditë”, ka deklaruar ai.