Tre perosna janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 14:55 në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, ku janë përfshirë dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Deçan. Në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e rastit.