By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KMDLNJ: Fadil Fazliut po i mohohet mbrojtja në Hagë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KMDLNJ: Fadil Fazliut po i mohohet mbrojtja në Hagë
Lajme

KMDLNJ: Fadil Fazliut po i mohohet mbrojtja në Hagë

Kosova Times
Last updated: 2025/06/20 at 12:57 PM
Kosova Times Published June 20, 2025
Share
SHARE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut konsideron se, Fadil Fazliut, po i bëhet padrejtësi nga Gjykata Speciale meqë, sipas këtij këshilli, nuk po i lejohet të ketë mbrojtës avokatin të cilin ai po e kërkon.

 

“Fadil Fazliu, si i arrestuar këmbënguli që Artan Qerkini të jetë avokat mbrojtës bashkë me një avokat ndërkombëtar e që Gjykata Speciale bëri përpjekje ta pengojë me të gjitha mjetet e lejuara e sidomos të palejuara, ku konfliktin e interesit e përdori si ‘argument’ kryesor për ta pamundësuar mbrojtjen efektive, të garantuara me të gjitha dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Tutje, ky këshill thotë se, Artan Qerkini i ka fituar disa raste para Gjykatës Kushtetuese të kësaj Gjykate sikur që ka fituar, sipas tyre, pafajësinë, gjithashtu në disa raste për të mbrojturit e tij.

“Shkeljet e identifikuara nga avokati, Artan Qerkini nuk janë identifikuar nga asnjë mbrojtës e as nga i ashtuquajturi Avokat i Popullit i Gjykatës Speciale në Hagë. I akuzuari Fadil Fazliu këmbëngulë që për mbrojtës ta ketë avokatin Artan Qerkini, sikur edhe familja e tij, Gjykata Speciale e pamundëson këtë duke shkelur brutalisht të drejtat e personit të akuzuar për një proces të drejtë, fer , të pavarur, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht dhe nga grupet e interesit. Është e drejtë elementare e njeriut për një të akuzuar që të përcaktohet për avokatin mbrojtës në të cilin ka fituar besimin dhe ia ka dhënë besimin. Nëse pamundësohet bashkëpunimi midis të akuzuarit dhe avokatit për të cilin përcaktohet në bazë të vullnetit dhe besimit, në asnjë mënyrë nuk mund të flitet për një mbrojtje efektive”, thotë KMDLNJ-ja në reagim.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut thotë se e kundërshton këtë vendim, siç e kanë quajtur ata, përjashtues kundër avokatit Artan Qerkini dhe Fadil Fazliut, si shkelje brutale e të drejtave të njeriut , shkelje flagrante të etikës profesionale dhe paragjykim të parimit të prezumimit të pafajësisë.

“Në kohën kur ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës shpërfillen skajshmërisht, nuk tregohet as respekt minimal për Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila gjithashtu dhunohet brutalisht. Standardi më i lartë i Kombeve të Bashkuara për persona të privuar nga liria, të njohura si Rregullat e Nelson Mendeles, me të cilat mburret se i zbaton kjo Gjykatë në Hagë, në rastin konkret dhe të tjera i ngjajnë një karikature të mbështjellë me një cipë “demokratike”, ndërsa brenda është e mbushur me një shëmti juridike”, përfundon reagimi i KMDLNJ-së, përcjellë medieve.

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

Kosova Times June 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Hummels shtyn testet mjekësore para transferimit në Bologna

Kosova Times Kosova Times July 26, 2024
Kovaç, ish -kreu i diplomacisë kroate: Vuçiq dëshiron të marrë veriun e Kosovës
Abdixhiku: Kosova bashkë me aleatë, në NATO, është interesi jonë kombëtar
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Ekonomistët presin recesion në ShBA këtë vit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?