Profesoresha Meliza Krasniqi është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës të Institutit Albanologjik në Prishtinë.
“Në mbledhjen e mbajtur më 20 qershor 2025, pas propozimit të Këshillit Shkencor, Këshilli Drejtues ka caktuar bashkëpunëtoren e lartë shkencore (prof. asoc. dr.), znj. Meliza Krasniqi, u.d. të drejtoreshës së Institutit Albanologjik”, njofton ky Institut.
Deri më tani këtë pozitë e ka ushtruar u.d. drejtori Naim Berisha.
Krasniqi është studiuese e letërsisë, përkthyese dhe ka doktoruar në letërsi. Është bashkëpunëtore e lartë shkencore në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
Ajo Ka botuar librat studimorë “Shkreli prozator” “Vepra e Musinesë”, “kritika dhe letërsia” dhe “Shkrimtaret shqiptare 1954–1990” i cili u shpërblye me Çmimin “Ibrahim Rugova” për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë, dhënë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.