“Komuniteti egjiptian i Kosovës, i cili për dekada është përballur me paragjykim, përulje dhe harresë, nuk është vetëm pjesë e mozaikut tonë shoqëror. Ai është një gur i themelit të shoqërisë që duam të ndërtojmë: shoqëri të barabartë, të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe që ndjenë për njëri–tjetrin. Nga patriotët si dëshmori Xhevdet Hoti, e deri tek burrështetasit nënshkrues të deklaratës së pavarësisë si Xhevdet Neziraj, pa harruar emra të tjerë të dalluar, unë jam krenar që kam bashkëpunëtorë e miq nga ky komunitet, të cilët janë të ndershëm e punëtorë, besnik dhe gjithsesi kontribues për Republikën tonë të përbashkët”, tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai shtoi se komuniteti egjiptian, për shumë gjatë, ka qenë tregues i integrimit në shoqërinë tonë, por edhe shembull i kontributit të vazhdueshëm.

“Në emër të shumicës shqiptare, jo vetëm si kryeministër në detyrë, do të bëjë më shumë, në secilën ditë dhe jo vetëm për 24 qershor”, premtoi Kurti.