By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ‘Solidaritet me refugjatët’, motoja për ata që u detyruan të lënë shtëpinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ‘Solidaritet me refugjatët’, motoja për ata që u detyruan të lënë shtëpinë
Lajme

‘Solidaritet me refugjatët’, motoja për ata që u detyruan të lënë shtëpinë

Kosova Times
Last updated: 2025/06/20 at 11:31 PM
Kosova Times Published June 20, 2025
Share
SHARE

Mateo, një 22-vjeçar nga Lindja e Mesme, është një nga shumë refugjatët që jeton në Kosovë prej disa muajsh. Ai thotë se e zgjodhi Kosovën për shkak të kushteve që ofron për personat me orientime të ndryshme seksuale.

 

Mateo mbërriti në janar të këtij viti.

“Kam ardhur këtu sepse përballesha me probleme në vendin tim për shkak të orientimit tim seksual. Kisha dëgjuar më parë për Kosovën dhe e kisha kuptuar si një lloj parajse. Kur erdha, gjeta njerëz shumë të sjellshëm që më kanë ndihmuar shumë. Kam marrë mbështetje të madhe, si sociale ashtu edhe ligjore. Dua të studioj drejtësi për të luftuar për veten dhe për të tjerët”, tha ai.

Mateo ndau rrëfimin e tij me pjesëmarrësit e ngjarjes së organizuar në Prishtinë. Përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara në Kosovë e pranon progresin e bërë në trajtimin e çështjeve të refugjatëve, por thotë se ende ka sfida të mëdha.

Ajo theksoi se që nga viti 2000, më shumë se 29 mijë persona të zhvendosur nga komunitetet joshumicë kanë gjetur zgjidhje në Kosovë.

“Kjo është një arritje e rëndësishme. Por zhvendosja në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë ende nuk është zgjidhur. Më shumë se 15 mijë persona të zhvendosur brenda vendit kanë ende nevojë për zgjidhje të qëndrueshme, ndërsa mbi 70 mijë kosovarë jetojnë në vendet fqinje pa mundësi kthimi. Kjo është thelbësore për dinjitetin e tyre, për rindërtimin e jetëve. Është gjithashtu thelbësore për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Arnhild Spence, Koordinatore për Zhvillim e OKB-së në Kosovë.

Shëndeti mendor u theksua si një aspekt kritik, por shpesh i neglizhuar, i mbrojtjes së refugjatëve.

“Trauma e zhvendosjes, pasiguria e mërgimit dhe dhimbja e ndarjes nga shtëpia dhe nga të dashurit lënë plagë të thella psikologjike. Refugjatët dhe emigrantët kanë më shumë gjasa se popullata e përgjithshme të përjetojnë sfida me shëndetin mendor”, tha Arjun Shrestha, Shef i Misionit të UNHCR në Kosovë.

“Kjo ditë nuk është vetëm një kujtesë për dhimbjen që kanë përjetuar refugjatët dhe të zhvendosurit me forcë, është një thirrje për solidaritet dhe veprim. Një mundësi për të ndërtuar një jetë të re këtu në Kosovë”, tha Feride Rushiti, Drejtoreshë Ekzekutive e QKRMT-së.

Abdylmaxhit Mustafa Bajraktari, një tjetër refugjat, e di nga përvoja se çfarë do të thotë të ndërtosh një jetë të re. Me prejardhje nga Siria, ai ka rrënjë kosovare. Ai thotë se do të vazhdojë të jetojë këtu, në vendin e të parëve.

“Kur ishte lufta në Siri, shkova në Stamboll dhe jetova atje për 10 vjet. Pastaj erdha në Kosovë – gjithmonë kam pasur një lidhje të thellë me këtë tokë. Me babanë shpesh kemi folur për Kosovën. Jemi me prejardhje nga Skenderaj dhe ende kemi familje këtu”, ndau rrëfimin e tij ai.

Ai mbërriti 11 muaj më parë dhe ëndrra e tij është të marrë dokumentacionin e nevojshëm që të mund ta bëjë këtë vend shtëpinë e tij të përhershme, duke u kthyer në tokën ku i ka rrënjët familjare.

You Might Also Like

Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë

Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi

Ngërçi politik pengesë në përfitimin financiar të Kosovës nga BE-ja

Reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës, shkak gypi kryesor

Fshatra të Dragashit përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

Kosova Times June 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tërmkolli: Kurti e fali veriun, jo veç Asociacion, por po shkon në autonomi

Kosova Times Kosova Times December 29, 2022
Tuhina: Zgjedhjet për PE-në, pritet të ndodhë tërmet politik
Norvegjia do t’ua ndalojë hyrjen shumicës së turistëve rusë
Te henen pezullohen fluturimet në aeroportet gjermane për shkak të grevave
Pleqtë në duart e kujt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?