Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është raportuar e zhdukur në Drenas. Sipas policisë, ajo është larguar nga shtëpia të mërkurën në orët e hershme.
“Është raportuar se nga shtëpia është larguar viktima femër kosovare dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.