By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mustafa: LVV-ja është përgjegjëse për të krijuar shumicën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mustafa: LVV-ja është përgjegjëse për të krijuar shumicën
Lajme

Mustafa: LVV-ja është përgjegjëse për të krijuar shumicën

Kosova Times
Last updated: 2025/06/21 at 1:24 PM
Kosova Times Published June 21, 2025
Share
SHARE

Deputeti i LDK, Besian Mustafa është deklaruar pas dështimit të 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se përgjegjësia e plotë bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje.

 

“Sot pamë edhe një herë një tentim për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të konstituuar Kuvendin e për të vazhduar pastaj për konstituimin e qeverisë dhe organeve të tjera shtetërore. Fatkeqësisht, Kuvendi edhe kësaj radhe, ose partia që ka shumicën në ulëset e Kuvendit nuk arriti që të krijojë një shumicë për të konstituuar Kuvendin”, ka theksuar Mustafa.

Mustafa, ka thënë se, sipas Kushtetutës së Kosovës, e drejta për të propozuar kryetarin e Kuvendit i takon partisë që ka dalë e para në zgjedhje, por me këtë të drejtë vjen edhe përgjegjësia për të siguruar shumicën parlamentare.

“Konform Kushtetutës së Kosovës, partia që del e para në zgjedhje i takon që të nominojë kryetarin e Kuvendit, por i takon edhe përgjegjësia që të krijojë shumicën, pra 61. Përgjegjësia bie kryekëput mbi partinë e parë. Është fatkeqësi që LVV nuk arrin që të krijojë një shumicë”, ka deklaruar Mustafa.

Duke folur për sektorin e energjisë, Mustafa ka deklaruar se Kosova është në prag të një krize serioze për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese dhe varësisë në rritje nga importi

“Në rrethana normale prodhimi vendor është rreth 800 megavat, ndërsa për momentin kemi vetëm 110. Pjesa më e madhe po importohet. VV-ja ka kundërshtuar vazhdimisht ngritjen e kapaciteteve të reja energjetike, duke e lënë Kosovën në kushte të rënda të varësisë energjetike”, ka theksuar ai.

Mustafa ka dekslaruar se përfituesit kryesorë nga ky import energjie janë njerëz të afërt me Vetëvendosjen, duke aluduar në përzierje të interesave politike me ato ekonomike.

“Kriza politike, energjetike dhe ekonomike është rezultat kryekëput i veprimeve apo mosveprimeve të LVV-së”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times June 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti uron Vitin e Ri bashkë me punëtorët e KEK-ut

Kosova Times Kosova Times December 31, 2022
Haradinaj për buxhetin për vitin 2023: Buxhet i varfërimit
Shënohet nga Kryeministria Dita Memoriale të Komunitetit Egjiptian
Aksident i rëndë në Pejë, përfshihen dy vetura dhe lëndohen tre persona
Sinani: Në Preshevë u mbajtë seancë jashtëzakonshme për t’u shpëtuar jeta politike e Shqiprim Arifit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?