Policia ka njoftuar se një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur më të premten në Shtime, ku të gjithë të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë, tre prej të lënduarve janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal, ndërsa një person, për shkak të lëndimeve më të rënda, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, të cilat kanë sekuestruar një thikë dhe disa shkopinj që dyshohet se janë përdorur gjatë rrahjes.Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor” dhe mbetet në hetim”, thekson policia.