By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Amerikanja iku me femiet ne Kroaci per shkak te fundit te botes
January 26, 2026
Një parajsë italiane pa rrugë dhe turistë
January 26, 2026
Ja sa para duhet të keni nëse doni të udhëtoni rreth botës – me anije
January 26, 2026
Republikanët kërkojnë hetim për vrasje
January 26, 2026
Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova ka nevojë për lidership me edukatë të fortë patriotik e jo politikan të mashtruar me tifozeri të verbër politike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kosova ka nevojë për lidership me edukatë të fortë patriotik e jo politikan të mashtruar me tifozeri të verbër politike
Opinion

Kosova ka nevojë për lidership me edukatë të fortë patriotik e jo politikan të mashtruar me tifozeri të verbër politike

Kosova Times
Last updated: 2025/06/22 at 5:18 PM
Kosova Times Published June 22, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Rasim SMAJLAJ

Shprehja e Shekspirit “Qava një herë kur isha pa këpucë, por ndalova së qari kur e pashë një tjetër pa këmbë”, nuk është thjesht një fjali e bukur. Është një pasqyrë e realitetit, një mësim për të kuptuar kufijtë mes dëshirës dhe mundësisë, mes humbjes dhe mirënjohjes, mes mbështetjes dhe pjekurisë.

Këtë e ndjej sot, pas zgjedhjeve në Kosovë. E mbështeta me bindje koalicionin AAK–NISMA dhe partnerët e tjerë, e në veqanti mikun timë Artan Nimani sepse besova se Kosova ka nevojë për njerëz që e njohin realitetin dhe nuk e shohin politikën si teatër, por si përgjegjësi. Jo gjithmonë fitojnë ata që kanë projektin më të mirë — nganjëherë fitojnë ata që kanë zhurmën më të madhe. Dhe kjo është pjesë e lojës demokratike.

Në veton e tretë, pra në vetveten time, nuk kërkoj fajtorë e as nuk kërkoj mëshirë. Sepse siç ndodh shpesh në jetë, kur e humb një betejë, të mbetet mundësia ta fitosh respektin. Nuk jam i zhgënjyer që s’fituam, por i përulur që e kam parë nga afër një të vërtetë: në Kosovë ka ende shumë njerëz që nuk kanë këpucë, por ka edhe më shumë që u janë prerë këmbët nga zhgënjimi, propaganda, përçarja.

Fituesit e zgjedhjeve i përgëzoj — jo si akt formal, por si nevojë për t’i kujtuar atyre se tani nuk janë më zëri i rrugës, por zëri i gjithë popullit. Jo më “ne kundër tyre”, por “të gjithë për Kosovën”. Dhe në këtë pikë, askush nuk guxon ta harrojë se edhe ata që humbën ishin zëri i qindra mijëra qytetarëve që kërkuan një tjetër rrugë.

Sot, më shumë se çdo herë tjetër, e kuptoj se e rëndësishme nuk është vetëm të mbështesësh një kauzë, por të mbetesh njeri në fitore dhe në humbje. Të mos harrosh këpucët që nuk i pate, por as këmbët që ende i ke për të ecë përpara — drejt një Kosove më të mençur, më të drejtë, më gjithëpërfshirëse.

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

TAGGED: #Rasim Smajlaj
Kosova Times June 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Gratë nga agrobiznesi kërkojnë më shumë mbështetje institucionale

Kosova Times Kosova Times July 20, 2023
Parcelë me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herr-it, tre të arrestuar, nën hetim dhe komandanti
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
MPJD paralajmëron qytetarët: Verifikoni dokumentet para udhëtimit
Osmani takon përfaqësuesin e ri të BE-së për dialog: Njohja e ndërsjellë mbetet synimi kryesor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?