Gjatë bastisjes, në dy gypa plastikë të vendosur nën tokë janë gjetur armë, municion, granata dore dhe Zollat.

Këtë e ka konfirmuar për RTKlive Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Pas pranimit të informacionit se në një lokacion të caktuar ka mundësi që të ketë armë, Policia e Kosovës ka reaguar dhe gjatë bastisjes në fshatin Vallaq, Komuna Zveçan, në një shtallë të kuajve kemi hasur në një sasi të madhe armatimi. Armët, municioni, granatat e dorës dhe Zollat janë gjetur në dy gypa të plastikës të vendosur nën tokë,” tha Elshani.

Ai bëri të ditur se gjatë bastisjes ishin prezent njësitë adekuate policore, US-KFOR dhe njësi monitoruese nga EULEX.

“Në lidhje me këtë rast nuk kemi persona të arrestuar, por e kemi një person me interes për intervistim. Me rastin është duke u marrë Prokuroria Themelore në Mitrovicë,” shtoi ai.