Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me vdekjen e një personi në fshatin Shalë të Lipjanit. Rasti është iniciuar në stacionin policor të Lipjanit si “Hetim mbi vdekje”.

 

Viktima është një mashkull 48-vjeç, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komoran.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në fshatin Shalë, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 48 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKMF Komoran”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë.