Sllovenia ka dalur kampione në turneun Rugby Europe Sevens Men Conference 2, që është zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali.
Sllovenët kanë treguar dominim gjatë gjithë garës, duke përfunduar të parët në grup me shtatëmbëdhjetë pikë, pasi kanë shënuar pesë fitore në gjashtë ndeshje, dhe duke u dalluar si ekipi më i mirë mes shtatë vendeve pjesëmarrëse.
Pas Sllovenisë, në renditjen finale janë pozicionuar San Marino, Sllovakia, Estonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, ndërsa Kosova e ka mbyllur turneun pa asnjë fitore.
Të gjitha ndeshjet e këtij turneu janë transmetuar drejtpërdrejt në Radiotelevizionin e Kosovës.