Sipas policisë, pas informatave për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Dardanët” në Mitrovicë, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.

“Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit ‘Pistoletë ’ me shtatë fishekë. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A.R.,65 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuari i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”, thuhet në njoftim.