By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT: SHBA-të do të garantojnë sigurinë e Ukrainës vetëm nëse ajo braktis Donbasin
January 27, 2026
Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit
January 27, 2026
Ambasada Gjermane në Kosovë nderon viktimat e Holokaustit
January 27, 2026
Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde
January 27, 2026
I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, kapet në Tiranë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bajrami: Vendimi i Gjykatës Komerciale hap rrugën për ndalimin e padrejtësive në sektorin energjetik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Bajrami: Vendimi i Gjykatës Komerciale hap rrugën për ndalimin e padrejtësive në sektorin energjetik
Lajme

Bajrami: Vendimi i Gjykatës Komerciale hap rrugën për ndalimin e padrejtësive në sektorin energjetik

Kosova Times
Last updated: 2025/06/24 at 4:47 PM
Kosova Times Published June 24, 2025
Share
SHARE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës, e cila më 18 qershor 2025 miratoi kërkesën e një biznesi për pezullimin e përjashtimit nga shërbimi universal i energjisë elektrike. Ajo e konsideron këtë vendim si hapin e parë drejt ndalimit të padrejtësive në sektorin energjetik dhe si një precedent të rëndësishëm që vë në pikëpyetje gjithë procesin e imponuar nga ZRrE për kalimin e bizneseve në tregun e lirë.

“Edhe pse bëhet fjalë për një rast individual, ky vendim krijon precedent të rëndësishëm duke e vënë në pikëpyetje gjithë procesin e imponuar nga ZRrE për kalimin në tregun e ashtuquajtur të hapur, i cili vetëm si i tillë nuk ekziston,” deklaroi Bajrami.

Ajo kritikoi ZRrE për reagimin ndaj këtij vendimi duke e cilësuar atë si arrogant dhe jopërgjegjës. Sipas saj, vendimi nuk është thjesht teknik apo individual, por një tregues i qartë i një procesi të dështuar dhe të papërgatitur, i mbështetur nga vetë Qeveria e Kosovës.

Deputetja kërkoi nga Gjykata Komerciale që të trajtojë me prioritet edhe paditë e tjera të deponuara nga shoqatat dhe bizneset, të cilat po kërkojnë një periudhë tranzicioni dhe mbështetje institucionale. Po ashtu, ajo theksoi nevojën që kjo gjykatë të shqyrtojë urgjentisht edhe vendimin për rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë.

Në fund, Bajrami bëri thirrje për hetime të hollësishme nga Prokuroria Speciale lidhur me atë që ajo e quajti “mafia energjetike”, përfshirë mënyrën e menaxhimit të importeve dhe eksporteve të energjisë, tenderët në KEK dhe ndikimin e grupeve të interesit në politikat publike.

“Nuk mund të kemi liberalizim tregu pa konkurrencë reale, pa transparencë dhe pa mbrojtje të konsumatorit. Nuk mund të kemi institucione që e përdorin ‘tregun e lirë’ si justifikim për rritjen e çmimeve dhe për t’ju shërbyer interesave të tregtarëve të energjisë,” përfundoi ajo. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

Kosova Times June 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mospërputhja e votave të kandidatëve, Pula takon drejtues të Policisë

Kosova Times Kosova Times January 19, 2026
Haziri: Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit
2050: një superkompjuter përcaktoi kohën e vdekjes së njerëzimit
Putin zotohet për ndëshkim të mercenarëve të Wagnerit të akuzuar për rebelim
Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi të përfshihet si pjesë e anëtarësimit në BE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?