By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot seanca dëgjimore për 4 zyrtarët e arrestuar të Kadastrit dhe Arkivit
July 18, 2025
Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës
July 18, 2025
Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve
July 18, 2025
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
July 18, 2025
Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme
Rajon / Botë

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

Kosova Times
Last updated: 2025/06/24 at 10:16 AM
Kosova Times Published June 24, 2025
Share
SHARE

Evropa ende po kërkon një rol në konfliktin Izrael-Iran, pasi u zu në befasi nga sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, që u kryen në fundjavë.

Për evropianët është e drejtë të thuhet se ndihen disi të poshtëruar, pasi sulmi amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit ndodhi vetëm 24 orë pas takimit që ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë, Britanisë dhe përfaqësuesja e BE-së, Kaja Kallas, zhvilluan më 20 qershor në Gjenevë me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araqchi.

Ato bisedime nuk çuan në diçka konkrete, madje as në marrëveshje për takim të ri.

Por, Kallas ishte këmbëngulëse kur u pyet për këtë çështje para mbledhjes së Këshillit të Jashtëm të BE-së, më 23 qershor, duke thënë se Teherani ka filluar të hapet për çështjet e tij bërthamore dhe ato të sigurisë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ishte i të njëjtit mendim.

Ai tha se përpjekjet e Evropës nuk kanë çuar askund dhe se iranianët nuk kanë shumë dëshirë të bisedojnë.

Për më tepër, mbrëmjen e 23 qershorit, ai njoftoi se Irani dhe Izraeli janë pajtuar tashmë për armëpushim.

Po tani çfarë?

Ministrat e Jashtëm evropianë do ta diskutojnë këtë çështje në Bruksel, dhe kanë disa pika të përbashkëta në qëndrim – edhe nëse ato nuk do të kenë shumë ndikim në tensionet aktuale.

Në thelb, evropianët besojnë se diplomacia është e vetmja zgjidhje dhe se Evropa është ende e gatshme dhe me përvojë për të negociuar me Iranin.

Kjo mund të mos jetë e dobishme tani, por ndoshta do të jetë në të ardhmen.

Qëllim kryesor për Brukselin dhe kryeqytetet e tjera evropiane është të krijojnë një hapësirë, ku iranianët dhe amerikanët flasin drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.

Ata dështuan ta arrijnë këtë në Gjenevë, por do të ketë mundësi të tjera.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, theksoi para takimit në Bruksel se Uashingtoni vazhdon t’i inkurajojë evropianët të mbajnë kontakte me Iranin.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, insistoi se sulmet izraelite dhe amerikane nuk do ta pengojnë Iranin të krijojë bombë bërthamore. Ai tha se vetëm diplomacia mund ta rregullojë këtë çështje.

A do të jetë kjo një version i përditësuar i Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës për Veprim (JCPOA), apo i marrëveshjes së frymëzuar nga Evropa dhe të arritur me ndihmën e evropianëve në vitin 2015?

Kjo marrëveshje e kufizoi programin bërthamor të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

BE-ja vazhdon ta shohë atë si një arritje të rëndësishme diplomatike evropiane.

Por, në fakt, marrëveshja pësoi një goditje të madhe gjatë mandatit të parë të Trumpit, sepse u konsiderua si projekt i paraardhësit të tij, Barack Obama.

Nën presidencën e Joe Bidenit, ajo pothuajse nuk funksionoi fare, pasi Uashingtoni dhe Teherani morën pozicione gjithnjë e më të kundërta.

Tani duket e vdekur dhe me pak shanse për t’u ringjallur, edhe pse ka ende aspekte të saj që mund të kenë ndikim.

Kallas vuri në dukje se evropianët kanë ende mundësinë e rivendosjes së sanksioneve ndaj Iranit, sipas marrëveshjes JCPOA.

Ato do ta rrisnin presionin, por, sipas diplomatëve evropianë me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, nuk janë në tryezë për momentin.

Ashtu si në rastin me Ukrainën dhe bisedimet e mundshme për paqe, Evropa duket se mund të jetë më shumë një financuese në të ardhmen, sesa një lojtare aktive. Ndaj, është e kujdesshme që të mos kritikojë shumë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

Embargoja evropiane mbi armët

Aktualisht, flitet për ndalimin e shitjes së armëve evropiane për Izraelin dhe pezullimin e marrëveshjes tregtare mes BE-së dhe Izraelit, për shkak të shkeljeve të dyshuara të të drejtave të njeriut në Gazë.

Megjithatë, këto nuk pritet të miratohen, sepse BE-ja është shumë e ndarë në këto çështje.

Sa i përket SHBA-së, shqetësimet për sulmet e fundit janë më të vogla – për shumë arsye.

BE-ja po përpiqet të shmangë një luftë tregtare transatlantike dhe shpreson që gjatë verës të arrihet një marrëveshje.

Ajo është, gjithashtu, në prag të një samiti të rëndësishëm të NATO-s, në të cilin shpreson që SHBA-ja të mbetet e angazhuar për mbrojtjen e Evropës dhe që Trump të mos e kritikojë ashpër mungesën e investimeve nga disa vende evropiane në mbrojtje.

Ndërkohë, vendet lindore të BE-së shpresojnë ende se do ta bindin Uashingtonin të mbajë nivelin aktual të trupave amerikane në territorin e tyre, pavarësisht diskutimeve për zvogëlim të pranisë ushtarake.

Me përshkallëzimin e fundit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ka edhe zëra oportunistë që sugjerojnë se prania e SHBA-së në Evropë mund të rritet, për shkak të rrezikut që kriza të përhapet edhe në kontinent.

Ndaj, prisni që Evropa të shprehë shqetësim dhe të bëjë thirrje për zgjidhje diplomatike, por jo më tepër se kaq!

You Might Also Like

Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve

BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

SHBA-ja hedh poshtë retorikën bërthamore ‘të pamatur dhe të padobishme’ të Rusisë mes afatit të fundit të Trumpit

Rasti misterioz i një gruaje ruse që jetonte në një shpellë indiane me vajzat e saj: “Njerëzit janë të rrezikshëm”

Merz: E morëm seriozisht mesazhin e JD Vance

Kosova Times June 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti dhe Vuçiq takohen në Bruksel më 27 shkurt

Kosova Times Kosova Times February 17, 2023
7 raca të pëllumbave autokton të Kosovës pranohen në Asociacionin Europian
Zvicra mposhtet nga Serbia
“Vuçiq mund të shpikë një justifikim dhe të akuzojë Kosovën për spastrim etnik të serbëve”: Analizë nga Instituti Robert Lansing
Gjermani: Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar preku rekord më 2022
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?