Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Puoskë të Prizrenit.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga policia rajonale e Prizrenit.
“Sot, më 24.06.2025, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pouskë është gjetur pa shenja jete një person mashkull, 74-vjeçar. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar prokurori i shtetit”, ka konfirmuar ai.
Tutje ai ka bërë ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, derisa lidhur me rastin është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’.