Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen.
Ka treguar se bashkë me emisarin norvegjez diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, për perspektivën euroatlantike, si dhe për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.
“Norvegjia ka qenë historikisht një mbështetëse e fuqishme e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe një partnere e rëndësishme për Kosovën në shumë fusha. Mirënjohës për angazhimin e z. Mathisen dhe për përkushtimin e shtetit norvegjez ndaj Kosovës”, shkroi Haradinaj, pas takimit ku ishin të pranishëm edhe Fredrik Onstad, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, dhe Armend Mehaj, ish-ministër i Mbrojtjes në Kosovë.