By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK-ja përmes padisë kërkon anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > PDK-ja përmes padisë kërkon anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë
Lajme

PDK-ja përmes padisë kërkon anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë

Kosova Times
Last updated: 2025/06/24 at 2:45 PM
Kosova Times Published June 24, 2025
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë për anulimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë.

Sipas një njoftimi të kësaj partie, ky vendim, i marrë në mungesë të një procesi të drejtë, të bazuar ligjërisht dhe gjithëpërfshirës, tashmë ka filluar të prodhojë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme për mbi 1,300 biznese vendore dhe mbi 140 mijë punëtorë të këtyre ndërmarrjeve.

“Efektet e këtij vendimi po rrezikojnë seriozisht stabilitetin ekonomik të vendit përmes rritjes së çmimeve, nxitjes së inflacionit dhe kërcënimit për falimentimin e një numri të madh të bizneseve”.

“Krahas padisë kryesore, PDK ka kërkuar nga gjykata edhe caktimin e masës së sigurisë – pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij vendimi – në përputhje me nenin 100 të Ligjit Nr. 08/L-182 për Konfliktet Administrative, për të parandaluar dëmet që po shkaktohen çdo ditë, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë proces, PDK ka vepruar si palë paditëse me legjitimitet të plotë ligjor, në mbrojtje të interesit kolektiv të qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës.

“Vendimmarrja e Zyrës së Rregullatorit për Energji ka cenuar jo vetëm të drejtat ligjore të konsumatorëve që tejkalojnë qarkullimin prej 10 milionë euro në vit apo që punësojnë mbi 50 persona, por ka goditur edhe drejtpërdrejt interesin ekonomik të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Procedura paraprake e ndjekur pranë ZRRE-së e ka konfirmuar plotësisht shqetësimin tonë të kahmotshëm: ky institucion nuk ka nxjerrë asnjë vendim përfundimtar administrativ për liberalizimin e tregut, por ka përdorur një njoftim të thjeshtë, për të imponuar një detyrim të rëndë ndaj sektorit privat. Ky veprim është bërë në mënyrë të qëllimshme, me synim shmangien e kontrollit gjyqësor”.

Në njoftimin e kësaj partie të cilin e ka publikuar në Facebook, Abelard Tahiri thuhet se presin që gjykata të vlerësojë në mënyrë objektive kërkesën për caktimin e masës së sigurisë dhe të ndalojë zbatimin e këtij vendimi derisa të vendoset përfundimisht mbi ligjshmërinë e tij.

Ky subjekt njëherësh ka mirëpritur vendimin e sotëm të Gjykatës Komerciale, e cila aprovoi kërkesën e një kompanie private për pezullimin e këtij vendimi.

“Ky vendim përbën një precedent të rëndësishëm dhe shpresojmë se do të konfirmohet në të gjitha instancat gjyqësore, duke shërbyer si bazë për unifikimin e praktikës gjyqësore në raste të ngjashme”.

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

Kosova Times June 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti nesër me Bislimin do të mbajnë konferencë para mediave

Kosova Times Kosova Times September 17, 2023
Ahmeti: Jasharajtë vulosën pavarësinë e Kosovës
Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Shkup
Autoritetet e Kharkiv: një raketë goditi një ndërtesë banimi në qendër të qytetit
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku për 24 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?