By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë raste të dhunës në familje trajtohen në 24 orët e fundit
January 10, 2026
Vërshimet bllokojnë qarkullimin në një pjesë të rrugës Ferizaj–Prishtinë
January 10, 2026
Dy persona humbin jetën pas aksidenteve, shqiptohen mbi 2300 gjoba trafiku
January 10, 2026
Mot i vranët me reshje shiu e bore RTKlive
January 10, 2026
Vdes në QKUK gruaja e lënduar në aksidentin e 3 janarit
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ZRrE: Vendimi i Komerciales s’kërkon pezullim të plotë të hapjes së tregut – do ta ankimojmë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > ZRrE: Vendimi i Komerciales s’kërkon pezullim të plotë të hapjes së tregut – do ta ankimojmë
Lajme

ZRrE: Vendimi i Komerciales s’kërkon pezullim të plotë të hapjes së tregut – do ta ankimojmë

Kosova Times
Last updated: 2025/06/24 at 3:59 PM
Kosova Times Published June 24, 2025
Share
SHARE

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), gjatë ditës së sotme tha se Gjykata Komerciale ka marrë vendim për pezullim të njoftimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për dalje në te të hapur të bizneseve.

Mirëpo, ZRrE-ja po e thotë një version tjetër, duke deklaruar se vendimi i Komerciales nuk flet për pezullim të plotë të procesit të hapjes së tregut.

“Deri më tani, vetëm në një rast të veçantë, Gjykata Komerciale, përmes aktvendimit me shenjën KA.nr. 283/25, ka aprovuar si të bazuar propozimin e paditësit dhe nuk nënkupton pezullimin e tërësishëm të procesit të hapjes së tregut. Për më tepër, ky aktvendim nuk është i formës së prerë, pasi ZRrE do ta shfrytëzojë të drejtën e ankesës në instancat më të larta gjyqësore, gjithmonë në funksion të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe vazhdimit të zbatimit të reformave strukturore në sektorin e energjisë, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Ligji nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike”, tha ZRrE-ja në njoftimin për media.

Rregullatori i energjisë thotë se, pas fillimit të zbatimit të dispozitave ligjore që rregullojnë hapjen e tregut të energjisë elektrike, konsumatorët individualë dhe disa Oda Ekonomike kanë parashtruar padi pranë gjykatave kompetente, konkretisht në Gjykatën Komerciale të Kosovës dhe në Gjykatën Themelore, me kërkesa për pezullimin e Njoftimeve për dalje në tregun e hapur të energjisë elektrike.

Mirëpo, “ZRrE rikonfirmon faktin se, në të gjitha proceset e konflikteve administrative të iniciuar nga palët në procedurë, gjykatat kompetente kanë refuzuar si të pabazuara kërkesat për pezullimin e zbatimit të Njoftimeve për dalje në tregun e hapur të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.

Sipas njoftimit, Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamente për Çështje Administrative me Aktvendimin A.nr. 1839/2025 të datës 19.06.2025 ka refuzuar propozimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, për caktimin e masës së sigurisë ndaj Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë të datës 12.03.2025, i cili ka pasur karakter informues.

Mirëpo, ZRrE potencon se procesi i liberalizimit është i bazuar në dispozitat e Ligjit për Energjinë Elektrike Nr. 05/L-085, dhe në vendimin përkatës të ZRrE-së për daljen në treg të hapur për ndërmarrjet ekonomike, të cilët tejkalojnë njërin nga kriteret e përcaktuara: më shumë se 50 të punësuar ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. /Kosova.info/

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Kosova Times June 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani uron Gjermaninë në Ditën e Bashkimit: Na kujton mbrojtjen e lirisë

Kosova Times Kosova Times October 3, 2023
Irani prezanton raketë dhe dron të ri mes tensioneve në rritje
Një anije ruse qëlloi një helikopter ushtarak gjerman në Detin Baltik
Ambasadorja amerikane në NATO: Vendet e Ballkanit të shpenzojnë më shumë për mbrojtje
Djali i njeriut kryesor të Putinit: Kam luftuar në Ukrainë me Wagnerin!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?