By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Familjet e policëve të rënë pa pagesa, Sindikata kërkon zgjidhje
January 9, 2026
KGJK: Miratimi i taksave gjyqësore në përputhje me legjislacionin në fuqi
January 9, 2026
QKLL ndan Çmimet Kombëtare të Letërsisë
January 9, 2026
Nga vërshimet në veri u dëmtua një urë e katër familje u evakuuan
January 9, 2026
Partia e Nenad Rashiqit fiton një ulëse në Kuvendin e Kosovës
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Instituti Albanologjik: MASHTI po imponon konkurs jo ligjor për drejtor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Instituti Albanologjik: MASHTI po imponon konkurs jo ligjor për drejtor
Lajme

Instituti Albanologjik: MASHTI po imponon konkurs jo ligjor për drejtor

Kosova Times
Last updated: 2025/06/25 at 7:16 PM
Kosova Times Published June 25, 2025
Share
SHARE

Instituti Albanologjik nëpërmjet një konference për media ka sqaruar opinionin e vet lidhur me kundërshtimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për procesin e emërimit të Meliza Krasniqit si ushtruese e detyrës së drejtorit të këtij institucioni.

 

Sipas bashkëpunëtorit të lartë shkencor, Naim Berisha, MASHTI dëshiron ta imponojë një draft (konkurs për drejtor), sipas tij, jo ligjor për Institutin Albanologjik, duke shtuar se është e kundërt me atë që kanë Instituti Pedagogjik dhe ai i Historisë.

“MASHTI ka hartuar një draft të bazuar në ligjin për zyrtarët publik dhe strategjinë kombëtare të shkencës. Këshilli Drejtues ka konstatuar se drafti i dërguar nga ministria është në shpërputhje ligjore me bazën e funksionimit tonë”, ka thënë ai.

Adil Olluri, sekretar shkencor, iu është kundërpërgjigjur pretendimit të MASHTI-t se nuk ka pasur kuorum në mbledhjen e emërimit të Krasniqit, duke thënë se me praninë e tij si kryesues në detyrë i Këshillit Drejtues është përmbushur numri i kërkuar.

MASHTI dje ka reaguar dy herë radhazi, duke thënë se vendimi është marrë në mënyrë të njëanshme dhe në kundërshtim me rregulloren e brendshme, duke e vlerësuar juridikisht të pavlefshëm emërimin e Meliza Krasniqit.

“Në përputhje me Rregulloren e Punës së Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik, vendimmarrja e këtij organi kërkon kuorum prej katër anëtarësh, nga gjithsej pesë sa ka Këshilli. Në mbledhjen e datës 20 qershor, ishin të pranishëm vetëm tre anëtarë, prandaj çdo vendim i marrë është juridikisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim me rregulloren në fuqi”, kishte thënë MASHTI, që ka paralajmëruar se rasti do të trajtohet përmes Zyrës Ligjore.

You Might Also Like

Familjet e policëve të rënë pa pagesa, Sindikata kërkon zgjidhje

KGJK: Miratimi i taksave gjyqësore në përputhje me legjislacionin në fuqi

Nga vërshimet në veri u dëmtua një urë e katër familje u evakuuan

Partia e Nenad Rashiqit fiton një ulëse në Kuvendin e Kosovës

Drenasi fton të prekurit nga vërshimet të paraqesin kërkesat për kompensim

Kosova Times June 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla-Fajon: Mbështetja e Sllovenisë për Kosovën, e paçmueshme

Kosova Times Kosova Times September 4, 2024
Akil Gjakova fiton Medaljen e Bronztë në Paris
Ministria ruse e Mbrojtjes pranoi tërheqjen në veri të Bakhmut
Një francez e ndan drejtësinë në ndeshjen Shqipëri – Kroaci
Në Gjakovë mbahet debat publik për projektligjin e KPM-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?