By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?
Opinion

Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?

Kosova Times
Last updated: 2025/06/26 at 10:51 PM
Kosova Times Published June 26, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Nderi dhe dinjiteti, besa dhe bujaria, fjala e dhënë dhe besnikëria, humanizmi dhe solidariteti, ndershmëria dhe mirësjellja njerëzore, dashuria vëllazërore dhe fqinjësia e mirë, virtyte këto të trashëguara brez pas brezi dhe gjeneratë pas gjenerate janë tretur në errësirën e lirisë së fituar me gjak dhe sakrifica të panumërta.

Tretja e vlerave njerëzore

Të gjitha këto virtyte të mira të shqiptarëve janë zëvendësuar me egon për pushtet dhe përfitime personale, me urrejtje dhe xhelozi ndaj vëllait dhe fqinjit të parë, me sadizëm dhe skizofreni ndaj atij që është më i ditur dhe më i ngritur sesa të tjerët.

Dëshira për të përfituar nga meritat dhe vlerat e tjetrit, i kanë kthyer njerëzit në grabitës të çdo gjejë me vlerë në këtë vend!

Askush nuk e ka pritur se liria do t’na sjellë kaq shumë zhgënjime dhe dëshpërime, kaq shumë hidhërime dhe vuajtje shpirtërore prej njëri-tjetrit!

Urrejtja, kërcënimet dhe shantazhet janë kthyer në standard të jetës në Kosovë.

Në mungesë të dijes dhe vlerave, shqiptarët i tregojnë “muskujt” njëri-tjetrit duke i treguar lidhjet që kanë me të fortët e politikës, si paralajmërim, se nëse nuk bën si të them unë, do të pësosh dhe nuk do të shpëtosh nga më e keqja!

Kjo është gjuha që shqiptarët e përdorin me njëri-tjetrin dhe kundër atyre që janë më të ditur dhe më të ngritur sesa ta!

Humbja e besimit në Zot dhe në shtet

Humbja e besimit në Zot dhe tretja e besimit në shtet, i ka kthyer njerëzit në egërsira të shekullit 21, të shekullit të revolucionit teknologjik!

Kur bota e civilizuar dhe demokratike garojnë mes tyre me inovacione dhe zhvillim ekonomik, ne shqiptarët i tregojmë muskujt njëri-tjetrit sikur në kohën e mesjetës!

Mbase kjo qasje irracionale dhe denigruese na ka kthyer në popullin më të prapambetur në kontinentin evropian!

Në këtë kohë të ndryshimeve globale gjeopolitike, ne shqiptarët po vazhdojmë të jetojmë me mentalitetin e vjetër patriarkal, të kohës së fiseve dhe bajraqeve, duke harruar se jemi duke jetuar në kohën e globalizimit, kur bota po përballet me ndryshimet klimatike, zhvillimin e hovshëm teknologjik dhe rrezikun e një lufte shkatërrimtare bërthamore, ne shqiptarët kemi mbetur në embrionin e muskujve me një pistoletë në bel duke i shitur trimëri njëri-tjetrit, por jo edhe armikut, i cili është duke e pritur momentin për t’na gllabëruar me një “kafshatë mëngjesi”!

Për ndërgjegjësim dhe vetëdijesim të popullatës, këtë shkrim po e përfundoj me një thënie të Prof. Mark Krasniqit, po citoj: “Mrekullia vetëm një herë ka zbritur nga qielli për shqiptarët”.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times June 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KOMF: Rastet e dhunës seksuale ndaj fëmijëve, urgjencë për reagim të menjëhershëm nga shteti dhe shoqëria!

Kosova Times Kosova Times November 5, 2024
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Sot mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të softuerit të KQZ-së nga OSBE
Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë
Donika Gërvalla uron Kapetanoviqin për detyrën e re
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?