Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mirëpritur marrëveshjen që Ukraina nënshkroi me Këshillin e Evropës për themelimin e një Tribunali të Posaçëm për Krimin e Agresionin, duke e quajtur këtë marrëveshje historike.
“Kosova e mirëpret marrëveshjen historike ndërmjet Ukrainës dhe Këshillit të Evropës për themelimin e një Tribunali të Posaçëm për Krimin e Agresionit. Kjo shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të drejtësisë ndërkombëtare dhe llogaridhënies. Veprimi i Këshillit të Evropës dërgon një mesazh të qartë dhe të vendosur: sundimi i ligjit do të mbizotërojë mbi agresionin. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për ata që shkelin parimet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti.
Marrëveshja për tribunalin e posaçëm u nënshkrua të mërkurën nga presidenti ukrainas me Këshillin e Evropës, tribunal i cili do t’i ndjekë penalisht “krimet e agresionit” në lidhje me pushtimin dhe mund të gjykojë politikanë të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin.
Kjo është hera e parë që një tribunal i tillë themelohet nën mbikëqyrjen e Këshillit të Evropës,.