“Kur votojnë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, ashtu siç ka kërkuar Gjykata Kushtetuese, nëse unë si kandidate e propozuar nga LVV nuk i marrë së paku 61 vota, tërhiqem nga kandidatura për kryetare të Kuvendit”, ka thënë Haxhiu, gjatë konferencës së përbashkët me Glauk Konjufcën.

Haxhiu ka komentuar aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke nënvizuar se obligohen deputetët për të votuar pro, kundër apo abstenim, por jo të mos e shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Kryetari i Kuvendit është person që kërkon durim, kapacitet dhe maturi për të dëgjuar të gjithë edhe atëherë kur nuk pajtohesh. Unë jam e vetëdijshme për këto përgjegjësi dhe edhe sot e ftoj opozitën që të reflektojmë pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese. Aktgjykimi i Kushtetueses nuk e ndalon votimin e fshehtë dhe askund nuk thuhet se votimi i fshehtë bie ndesh me Kushtetutën”, tha ajo.