Ai ka thënë se BQK ka kontribuar me afër 35 milionë euro në buxhetin e shtetit për 2 vite të njëpasnjëshme (24.5 milionë euro në vitin 2024 dhe 10.37 milionë euro në vitin 2023).

Ismaili tha se raporti konstaton se sektori financiar ka vazhduar të jetë i qëndrueshëm, brenda parametrave të caktuar të shëndetit financiar, me një performance të mirë, që konfirmojnë stabilitetin financiar dhe zgjerimin e qasjes në financa të sigurt, duke përfshirë trefishim të prezencës së institucioneve financiare të licencuara në veriun e vendit.

Ai tha se raporti evidenton forcimin e marrëdhënieve me banka qendrore partnere, pjesëmarrjen në forume ndërkombëtare dhe avancimin e kapaciteteve përmes shkëmbimit të përvojave.