By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Votimi i fshehtë nuk është antikushtetues
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Votimi i fshehtë nuk është antikushtetues
Lajme

Konjufca: Votimi i fshehtë nuk është antikushtetues

Kosova Times
Last updated: 2025/06/27 at 3:23 PM
Kosova Times Published June 27, 2025
Share
SHARE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka gjetur asnjë shkelje sa i përket votimit të fshehtë në Kuvend.

 

Në një konferencë për media para tentimit të 38-të për konstituimin e Kuvendit, tha se të gjithë ata që thonë se Avni Dehari  e shkeli Kushtetutën përmes votimit të fshehtë, janë lexues të dobët të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Ata ose nuk e kanë lexuar vetë, ose e interpretojnë gabimisht, ose e interpretojnë me interpretime të të tjerëve. Gjykata Kushtetuese ka thënë se nuk a kurrfarë klauzole eksplicite që e obligon Kuvendin që patjetër të shkojë deri në pafundësi me votim të hapur, edhe votimi i fshehtë është në të njëjtën kategori për nga legjitimiteti kushtetues, po sikurse votimi i hapur”, deklaroi ai në një konferencë për media.

Konjufca tha se Dehari e propozoi votimin e fshehtë, pas disa dështimeve, duke krijuar përmes logjikës së tij një përfundim racional, se: “edhe të shkonim 100 herë të tjera nuk do të konstituohej në këtë formë Kuvendi i Republikës, dhe pasi e ka ezauruar, se askund nuk shkruan a duhet të provohet  7 herë, 17 apo 100 herë. E ka ezauruar, dhe si kryesues duhet ta kuptoni që i ka kompetencat absolute në këto interpretime që nuk kanë shprehje eksplicite në kushtetutë. Shembull sa herë duhet të provohet për kryetarin e Kuvendit, nuk shkruan askund në Kushtetutën tonë”, tha tutje ai.

Deputeti i Vetëvendosjes deklaroi se aktgjykimi ka treguar se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon të gjithëve, prandaj, tha ai, edhe kreu i LVV-së ka ftuar në takim liderët e partive të shtunën.

Ai ka thënë se nuk mund ta dinë se në çfarë faze mund të hyjë Kosova pas 26 korrikut. “Ne nuk  mund ta dimë, mund të spekulojmë. Pashë edhe sot nja 10 interpretime të ndryshme se çka kjo i bije, nga zgjedhjet e reja e deri te asgjë fare, sepse nuk ka ndonjë mekanizëm kushtetues që automatikisht të çon në zgjedhje”, deklaroi Konjufca.

Zyrtari i lartë i LVV-së tha se do të vazhdohet me votim të fshehtë.

“Aktgjykimi sa i përket komisionit për votim të fshehtë nuk ka dhënë kurrfarë konstruksioni që është antikushtetues dhe meqë nuk është kështu, ne nuk mund të kthehemi në një votim për të cilin jemi të bindur që ka dështuar disa herë. Ne duhet t’i japim një epilog kësaj ku jemi tash. Do të ishte antikushtetuese me dal prej kësaj rrugë ku jemi tash, të kthehemi diku ku t’i e ke vërtetuar disa herë që me atë metodë nuk mund të konstituohet Kuvendi”, tha Konjufca në konferencë.

You Might Also Like

Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë

Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi

Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times June 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti në Shqipëri, i kthjellët

Kosova Times Kosova Times February 20, 2025
Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së: Kreu i Wagner-it, kriminel lufte
Prokurorita Evropiane nis hetime për rastin e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad
Objekti misterioz do të jetë më afër Tokës sot, astrofizikani i Harvardit provokon reagime të ashpra: ‘Le të jemi gati, mund të jetë një mjellmë e zezë!’
Scamacca për të paktën gjashtë muaj jashtë fushës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?