Pjesëtarë të shoqërisë civile janë sërish duke protestuar para Kuvendit të Kosovës, si revoltë për moskonstituimin e legjislaturës së nëntë.
Ata kanë pankartat e njëjta që kanë pasur para 48-orëve, si “Kosova nuk mund të presë”, “Kushtetuta nuk është për lojë politike” dhe “Populli ka votuar, jo për t’u bllokuar”.
Këta përfaqësues herën e kaluar kanë premtuar që sa herë që të mblidhet Kuvendi, do të vazhdojnë të shprehin me protestë pakënaqësinë e tyre.
Kjo është përpjekja e 38-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, teksa dje u publikua aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili kërkon nga partitë politike që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditëve.