Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë dy persona nën dyshimet për trafikim me lëndë narkotike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Arrestimi i dy të dyshuarve erdhi , pasi siç ka njoftuar policia, trajtuan një informatë ku dyshohet se të këta dy persona ishin të përfshirë në veprat penale e të cilëve iu gjetën substanca narkotike.
“Hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë, por edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë, janë përfshirë në rastin ku janë gjetur dhe konfiskuar: 1.68 kg substanca që dyshohet të jenë narkotike e llojit marihuanë, 13 gramë substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë, pesë bimë kanabisi me gjatësi 10-30 cm, një peshore digjitale dy telefona celular, qindra qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe 740 euro para të gatshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosvës.
Kanë bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe ndaj dy të dyshuarave është iniciuar rasti karshi dy veprave penale: ‘blerja shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope dhe analoge’ dhe ‘kultivim i bimëve narkotike’.