By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UP-ja marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Robert J. Dole në SHBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > UP-ja marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Robert J. Dole në SHBA
Lajme

UP-ja marrëveshje bashkëpunimi me Institutin Robert J. Dole në SHBA

Kosova Times
Last updated: 2025/06/28 at 7:03 PM
Kosova Times Published June 28, 2025
Share
SHARE

Një tjetër marrëveshje bashkëpunimi ka nënshkruar Universiteti i Prishtinës, këtë herë me Institutin Robert J. Dole dhe Universitetin e Kanzasit në ShBA në fushat kulturore, edukative e shkencore.

 

Audrey Coleman, drejtoresha e Institutit amerikan të Politikës “The Robert J. Dole” që funksionon në kuadër të Universitetit të Kanzasit, u prit nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu e bashkëpunëtorë të tjerë.

“Rektori Hajrullahu dhe drejtoresha Coleman, nënshkruan marrëveshje mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Kanzasit për bashkëpunim në fushat kulturore, edukative e shkencore. Marrëveshja parashikon shkëmbime në fushat e hulumtimit shkencor, aktiviteteve kulturore dhe arsimore, si dhe bashkëpunim në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Ajo gjithashtu synon lehtësimin e shkëmbimit të përvojave, vizitave, materialeve akademike dhe informacioneve ndërmjet profesorëve dhe studentëve të të dy universiteteve”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Rektori Hajrullahu, siç thotë UP-ja, u zotua që Universiteti i Prishtinës do të bëjë gjithçka për të forcuar lidhjet dhe vlerat në të cilat bazohen të dy palët nënshkruese.

Ndërkohë, kanë treguar se drejtoresha e Institutit amerikan të Politikës Robert J. Dole, Audrey Coleman, tha se i jep kënaqësi të madhe mundësia e përdorimit të trashëgimisë së senatorit Dole për t’i ruajtur dhe përparuar marrëdhëniet tashmë të ndërtuara.

“Në takim u përmend edhe vizita që senatori Robert Dole, bashkë me gjashtë kolegë të tij ia bëri Kosovës së okupuar më 29 gusht 1990. Drejtoresha Coleman vizitën e senatorit Robert Dole në Kosovë, 35 vjet më parë, e vlerësoi lart për mesazhet që dha, se liria e demokracia po vinin bashkë me respektimin e të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin e UP-së për këtë marrëveshje bashkëpunimi.

You Might Also Like

Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`

Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë

Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

Kosova Times June 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Do të fokusohemi në ngritjen e cilësisë së arsimit parauniversitar

Kosova Times Kosova Times January 24, 2024
Armenia po mendon të largohet nga aleanca ushtarake me Rusinë
Alternativa feston tetë vjetorin e themelimit me një pritje solemne
FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit që u hodh në Ujman
Scholz: Me Francën po i shtyjmë Kosovën dhe Serbinë drejt marrëveshjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?