Ai  situatën aktuale e quajti të rëndë, duke thënë se Kurti e ka ndarë mendjen, sipas tij, të vazhdojë të keqen.

“Është një situatë tepër e rendë për vendin, ky e ka ndarë mendjen të  vazhdojë të keqen. Është problem me këtë njeri. Unë nuk kam pse të takohem. Ai po bënë lojë. Shiheni, ne ishim këtu në seancë, e kërkuam një konsultë para seancës pardje e nuk erdhi në takim te kryesuesi që është i partisë së tij. Që është Dehari. Aty shihet që ai nuk e ka qëllimin të zgjidhë problemin, por vetëm të bëjë më keq”, tha Haradinaj.