By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës
June 29, 2025
Murati: Sot shkelësit e vetëm të Kushtetutës ishin opozitarët
June 29, 2025
Krasniqi: Haxhiu nuk i ka e nuk do t’i ketë votat
June 29, 2025
Krasniqi nga Nisma: Zgjidhja bëhet vetëm në tavolinën e bisedimeve
June 29, 2025
Lajm i mirë – BE-ja po ndryshon rregullat për bagazhet e dorës
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > ShowBiz > Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
ShowBiz

Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia

Kosova Times
Last updated: 2025/06/29 at 10:53 AM
Kosova Times Published June 29, 2025
Share
SHARE

Lezha konsiderohet si një pikënisje ideale për turistët që këtë sezon veror dëshirojnë të përjetojnë një kombinim të historisë, natyrës dhe relaksit në plazhet e Adriatikut, në një ambient mikpritës dhe të qetë.

Me një kapacitet hotelerie prej mbi 20 mijë shtretërish, nga janari deri në 20 qershor në Lezhë janë regjistruar rreth 290 mijë vizitorë, të cilët e zgjedhin atë jo vetëm gjatë sezonit veror.

Në një intervistë për ATSH-në, Renaldo Xhani, drejtori i Turizmit dhe Kulturës në bashkinë e Lezhës, u ndal te “pikat e forta” që ofron kjo bashki për të nxitur turizmin, ndër të cilat veçoi pastërtinë dhe menaxhimin e plazheve, por edhe çmimet konkurruese.

Xhani theksoi se këtë vit janë rritur në mënyrë të ndjeshme sipërfaqet e plazheve publike, veçanërisht në zonën e Ranës së Hedhun dhe Tales.

Duke folur për masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, ai nënvizoi se çdo ditë kryhen monitorime në terren në stacionet e plazheve, për të verifikuar zbatimin e masave të sigurisë së pushuesve.

Po ashtu, Xhani nënvizoi se prioritet i kushtohet pastrimit dhe largimit të mbetjeve dhe monitorimit të pastërtisë së stacioneve të plazhit në zonat bregdetare.

Për monitorimin e territorit, Xhani nënvizoi se përdoren edhe dronët, kjo për të verifikuar vendosjen e çadrave dhe shezlongëve nga subjekte pa kontratë.

“Për mbajtjen pastër të mjedisit, plazheve dhe rrugëve, bashkia Lezhë krahas punonjësve aktualë ka angazhuar rreth 30 punonjës sezonalë për të siguruar plazhe të pastra dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik”, nënvizoi ai.

Me ndryshimet në ligj që parashikojnë se vetëm strukturat akomoduese marrin stacione plazhi, Xhani bëri të ditur se “vetëm 50 aplikime janë aprovuar për shfrytëzimin e plazhit”.

“Çadra dhe shezlongë me 300 lekë”, çmimet e lira favorizojnë pushuesit   

Po ashtu, risi sipas tij, është edhe ngritja e ndërmarrjes “Lezha Invest”, e miratuar në këshillin bashkiak për të menaxhuar stacionet e plazhit që janë nën menaxhimin e bashkisë Lezhë, me një çmim të arsyeshëm.

Konkretisht, Xhani informoi se te Rana e Hedhun aktualisht janë hapur pesë stacione plazhi ku ofrohet shërbimi i shezlongëve dhe çadrave, si dhe siguria detare me vrojtues dhe sinjalistikën e nevojshme.

“Këtu kemi 5 vrojtues të licencuar për çdo stacion plazhi. Në total janë 660 çadra me nga 2 shezlongë, me një çmim prej 500 lekësh secila”, shtoi ai.

Një ndër plazhet më të frekuentuara, sipas Xhanit, mbetet Shëngjini, i cili ofron kapacitete të rritura për akomodimin e pushuesve.

“Duke qenë se kjo është një zonë e ngarkuar me subjekte private ne jemi orientuar që plazhet në qendër të Shëngjinit të jenë plotësisht publike dhe kemi hapur stacione plazhi të menaxhuara në zonën e Kunes dhe në Vain. Kemi 3 vrojtues të licencuar për çdo stacion plazhi dhe në total kemi 540 çadra me një çmim prej 400 lekësh të shpërndara në 5 stacione plazhi”, shtoi ai.

Një qasje e integruar midis shërbimeve për vizitorët dhe ruajtjes së traditës lokale të zonës, sipas tij, ofrohet edhe në Tale.

Duke qenë se plazhi i Tales ka një vijë të gjatë bregdetare dhe kërkesat për ofrimin e shezlongëve janë të shumtë, Xhani u shpreh se bashkia ka organizuar hapjen e 10 stacioneve të plazhit duke ruajtur në të gjithë pjesën e saj plazhet publike pa pagesë, por edhe duke u ofruar shërbimin e integruar.

“Kemi 7 vrojtues të licencuar për çdo stacion plazhi. Këtu ofrohet e gjithë infrastruktura e plotë e shërbimeve me 1145 çadra në total me një çmim prej 300 lekësh”, shtoi ai.

Plazhe të pastra dhe garantim i sigurisë detare 

Për të pasur plazhe të pastra, bashkia Lezhë ka aplikuar një mënyrë menaxhimi të mbetjeve duke vendosur orare për hedhjen e tyre në kosha nga bizneset dhe banorët.

Xhani theksoi se largimi i tyre në mënyrë te grupuar në oraret e darkës disiplinoi situatën duke krijuar mundësi më të mira për menaxhimin e mbeturinave me burimet materiale dhe njerëzore që bashkia dispononte.

Lidhur me sigurinë detare ai nënvizoi se janë përcaktuar vendbazimet e mjeteve lundruese dhe korridoret e lëvizjes së tyre.

“Stacionimi i shërbimit zjarrfikës me mjete zjarrfikëse u vendos pranë Njësisë Administrative Shëngjin. Është bërë rivendosja e kamerave dhe janë në funksion për sigurinë e pushuesve nga Shëngjini, deri në Kune. Për rritjen e sigurisë në rrugë, lehtësimin e trafikut dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik është bërë ndalimi i qarkullimit të makinerive të rënda, si kamionë apo betoniere, gjatë kohës së sezonit veror në Shëngjin”, shtoi ai.

Xhani theksoi se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është bërë monitorimi i parkimeve dhe lirimi i zonës që kanë zënë bizneset në zonën nga “Lapidari” deri në Port, kjo për të lehtësuar fluksin e rënduar përgjatë aksit Shëngjin-Velipojë.

Një verë e mbushur me aktivitete në funksion të turizmit 

Promovimi i potencialit turistik që ofron Lezha mbetet në fokus të bashkisë për tërheqjen e sa më shumë turistëve vendas e të huaj.

Për këtë, Xhani informoi se është botuar guida e atraksioneve turistike “Lezha Travel Guide”, e realizuar me programe bashkëkohore digjitale dhe hartografike, ku është paraqitur informacioni në shqip dhe anglisht.

Po ashtu, parashikohet organizimi i shumë aktiviteteve kulturore, koncerteve, aktiviteteve muzikore dhe ekspozitave të pikturës në sheshin “Wilson” në Shëngjin.

“Drejtoria e Turizmit në Bashkinë Lezhë kryen fushata promovuese gjatë gjithë sezonit për të mbajtur të informuar turistët mbi vendet turistike. Gjithashtu bëhen analiza në terren për të vlerësuar numrin e turistëve dhe për të menaxhuar sa me lehtë fluksin”, shtoi Xhani për ATSH-në.

You Might Also Like

Roberts në ditët e saj të para: “Askush nuk më donte – dhe i falënderoj për këtë”

Detaje të reja të zbuluara rreth dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry: Shumë të ftuar nuk e njihnin fare njëri-tjetrin

Jeff Bezos po tallet për ftesat e dasmës: Shumë veta nuk mund ta besojnë atë që vendosi të bënte

Gruaja e Bruce Willis festoi ditëlindjen, në festë ishte edhe ish-e dashura e tij, Demi Moore

A mund t’i mbijetojë Beckham një grindjeje familjare?

Kosova Times June 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina i kërkon SHBA-së bomba thërrmuese për të luftuar trupat ruse

Kosova Times Kosova Times March 7, 2023
KQZ ende në proces të verifikimit të peticioneve për shkarkim kryetarësh
Armenia e shqyrton mundësinë e aplikimit për anëtarësim në BE
Investimet kapitale, vetëm në programin e Qeverisë maqedonase
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?