BQK njofton se memorandumi synon të forcojë koordinimin institucional dhe përcakton kornizën për shkëmbimin e informatave të nevojshme dhe relevante, në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar, me qëllim të përmbushjes efektive të mandateve kushtetuese dhe ligjore të të dy institucioneve.

Sipas BQK-së ky hap përbën një dëshmi të angazhimit të përbashkët për forcimin e sigurisë, transparencës dhe qëndrueshmërisë së institucioneve të vendit, në përputhje me standardet më të avancuara të bashkëpunimit institucional.