By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Hysni Aliu nga Finlanda me thirrje serioze për lidershipin kosovar për krijimin e institucioneve të reja
June 30, 2025
Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë
June 30, 2025
Fuçia e barutit në Kaukazin e Jugut
June 30, 2025
Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë
June 30, 2025
Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Doktor Hysni Aliu nga Finlanda me thirrje serioze për lidershipin kosovar për krijimin e institucioneve të reja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Doktor Hysni Aliu nga Finlanda me thirrje serioze për lidershipin kosovar për krijimin e institucioneve të reja
Lajme

Doktor Hysni Aliu nga Finlanda me thirrje serioze për lidershipin kosovar për krijimin e institucioneve të reja

Kosova Times
Last updated: 2025/06/30 at 9:42 PM
Kosova Times Published June 30, 2025
Share
SHARE

LETËR E HAPUR DREJTUAR PUBLIKUT

Thirrje për Përgjegjësi Shoqërore, Politike, Juridike dhe Institucionale në Republikën e Kosovës

Udhëheqësve institucionalë të Republikës së Kosovës:

  • Presidentes së Republikës, znj. Vjosa Osmani
  • Kryeministrit në detyrë, z. Albin Kurti
  • Kryesuesit aktual të seancave të Kuvendit të Kosovës, z. Avni Dehari

Kryetarëve të subjekteve parlamentare shqiptare:

  • Lëvizjes Vetëvendosje
  • Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)
  • Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)
  • Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
  • Nismës Socialdemokrate

Deputetëve të Kuvendit të Kosovës – secilit veç e veç

Aktorëve të shoqërisë:

  • Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
  • Organizatave studentore dhe shoqërisë civile
  • Intelektualëve dhe figurave akademike brenda dhe jashtë vendit
  • Personaliteteve dhe veprimtarëve të shquar nga diaspora shqiptare
  • Qytetarëve të Republikës së Kosovës
  • Shqiptarëve në mërgatë, kudo në botë

Reflektim dhe Thirrje për Ndërgjegjësim Kombëtar

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të nderuar udhëheqës institucionalë dhe përfaqësues politikë brenda dhe jashtë Kosovës,

Kosova sot përballet me një kolaps të thellë institucional. Kuvendi është mbledhur 38 herë pa arritur të formojë institucione legjitime. Qytetarët kanë mbetur të papërfaqësuar, pa drejtim dhe pa shpresë. Kjo nuk është krizë teknike – është krizë morali dhe mungesë vullneti politik. Është shkelje e kontratës demokratike dhe një turp institucional që nuk mund të maskohet më me fjalime boshe apo retorikë patriotike.

Përgjegjësia e Deputetëve

Deputetë të Republikës,

Ju jeni zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët, jo për të bllokuar jetën institucionale të vendit, dhe në këtë mënyrë, për t’i shërbyer armikut.

Detyra juaj nuk është mbrojtja e privilegjeve partiake apo ndjekja e urdhrave politike, që në këta 3 muaj kanë qenë në dëm të shtetit. Secili prej jush mban përgjegjësi individuale dhe kushtetuese. Historia do ta regjistrojë emrin e secilit nga ju për rolin që keni luajtur në këtë bllokadë. Të jeni të vetëdijshëm se bllokimi i institucioneve ndihmon qëllimet destruktive të Serbisë ndaj funksionalitetit të Republikës së Kosovës.

Përgjegjësia e Liderëve Politikë

Kryetarë partish,

Arroganca politike dhe lojërat me fatin e shtetit duhet të marrin fund. Nuk mund të udhëhiqet një vend duke shkatërruar themelet e tij për interesa fraksionesh ose kalkulime për zgjedhjet lokale që vijnë dhe blerjet e mundshme në tavolinë të fitores në komuna të mëdha, si shkëmbim për bashkëqeverisje në nivel qendror.

Kosova nuk është pronë partiake – është përgjegjësi kolektive.

Roli i Presidentes së Republikës

Znj. Presidente,

Ju keni përgjegjësi kushtetuese për të garantuar stabilitetin institucional. Heshtja juaj relative ndaj kësaj bllokade është shqetësuese dhe minon autoritetin e institucionit që përfaqësoni. Nga ju pritet veprim unifikues dhe i vendosur – jo neutralitet i pafrytshëm në një kohë kritike për shtetin. Tani është koha të flisni me zë të lartë se deputetët e Kuvendit po luajnë më shumë se bixhoz me shtetin e Kosovës.

Kosova ka nevojë për lidership që nuk mendon çka do të ndodhë me mua pas një viti, por çka do të ndodhë nesër me shtetin tim.

Roli i Kryeministrit në Detyrë

  1. Kryeministër,

Reflektimi mbi krizën institucionale, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, erdhi shumë vonë dhe ishte i padinjitetshëm. Kosova humbi 3 muaj e populli dhe bota panë 38 seanca të dështuara. Kjo ngre shqetësime për mungesën e gatishmërisë për të vepruar në kohë reale. Demokracia nuk pret vendime gjyqësore për të udhëhequr – ajo udhëheq me vizion dhe përgjegjësi që nga dita e parë.

Propozimi për Kryetar/e Parlamenti, ndonëse i ligjshëm, nuk ishte unifikues dhe krijoi ndarje.

Po ashtu, mungesa e një kërkimfaljeje publike nga ana juaj për gjuhën fyese ndaj opozitës është shqetësuese. Fyerja ndaj opozitës është fyerje ndaj të gjithë qytetarëve që ju kanë votuar e besuar – ndër ta edhe unë!

Roli i Opozitës në Bllokadë

Opozita ka kontribuar drejtpërdrejt në bllokadën aktuale:

  • Në fillim, duke mos lejuar verifikimin e mandateve të deputetëve;
  • Duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë në mënyrë të paqartë e kontradiktore – nuk dihej

a po kërkonit dorëheqjen apo “heqjen e dorës”;

  • Duke ndjekur retorikë penguese, taktika bllokuese dhe refuzim të hapur të çdo

zgjidhjeje;

  • Duke politizuar Gjykatën Kushtetuese, keqinterpretuar vendimet e saj dhe kërkuar

qeveri opozitare apo të “unitetit”, ndonëse nuk ishit kurrë të gatshëm për unitet;

  • Duke lënë shtetin në një gjendje të përkohshme e të dobët – ashtu siç do ta dëshironte

armiku më i madh i Kosovës.

Më shqetësuese ishte dhe ende është mungesa e përkrahjes suaj ndaj aksioneve të qeverisë kundër strukturave kriminale dhe paralele serbe. Ju nuk ishit krah i qeverisë kur ajo mbrojti integritetin territorial të vendit. Madje, shpesh kontribuuat në diskreditim të saj brenda dhe jashtë vendit.

Kundërshtimet për Kryeparlamentarin dhe Parimet Demokratike

Kundërshtimi i një kandidati për Kryetar Parlamenti nuk mund të bazohet në simpati apo antipati personale. Në një republikë parlamentare, kjo është shkelje e parimeve kushtetuese. Shteti nuk ndërtohet mbi dëshirat e partive humbëse, por mbi vullnetin e sovranit dhe bashkëpunimin ndërpartiak.

Gaboni rëndë nëse besoni se ndonjëra prej 5 partive politike është më me vlera apo më e ditur sesa tjetra. Të gjitha keni brumë të njëjtë – me përjashtime vetëm në ndonjë figurë individuale, për hir të së cilës populli ua ka dhënë votën.

Andaj, mos ndjeni veten as superiorë e as inferiorë – fatkeqësisht, jeni njësoj.

Zëri i Qytetarit – Propozim për Peticion Gjithëpopullor

Populli im i dashur,

Jetoj në mërgim (në Finlandë), ku demokracia ka arritur në majë të majës. Jetoj nga puna ime si mjek dhe nuk më mungon asgjë – as si individ, as si familje.

Por a e dini se për çka më qan zemra teksa shkruaj këtë tekst? Për çka vuaj çdo ditë e çdo natë? Për Kosovën – që është brenda çdo qelize të qenies sime.

Endrra ime e vetme në jetë është ta shoh Kosovën si Finlandën.

Nuk munda të heshtja përballë fyerjes që na bëjnë deputetët çdo 48 orë – duke na konsideruar popull naiv, me intelekt të ulët dhe të paaftë për të dalluar realitetin nga iluzioni. Ata tentuan të fusin popullin në ndarje, konfrontim dhe armiqësi, madje duke përmendur edhe gjakderdhjen.

Unë, si bir i këtij kombi, që çdo ditë përfaqësoj vendin tim me dinjitet para gjithë botës, nuk munda të hesht para kësaj përdhosjeje.

Peticioni Përfshin:

  • Marrjen e mandatit për të gjithë 120 deputetët e këtij legjislacioni;
  • Ndalimin e kandidimit të tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e komunale për

një periudhë 8-vjeçare;

  • Kthimin e të gjitha të ardhurave të përfituara në mënyrë joligjore gjatë këtyre tre

muajve të bllokadës.

Ky peticion do t’i dorëzohet institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe vendimmarrje adekuate.

 

Thirrje për Vetëdijesim Gjithëpopullor

Mjaft kemi pasur dhe ende kemi Serbinë si armik të jashtëm. Nuk na duhen edhe armiq të brendshëm që e shkatërrojnë shtetin nga brenda. Është koha për ndershmëri, reflektim dhe bashkim.

Nuk ka më kohë për fjalë – është koha për veprim.

Bashkimi bën fuqinë. Le të kujtojmë thënien e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Me përulësi ndaj kombit tim dhe me krenari për përkatësinë time kombëtare,

Dr. Hysni Aliu

Prishtinë, 30 qershor 2025

You Might Also Like

Shoqëria civile kërkon zhbllokimin e Kuvendit

Fejza: LVV nuk po e zvarrit konstituimin e Kuvendit

MASHT publikon rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria 68.6%

Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë

KQZ funksionalizon platformën elektronike për aplikimin online të partive

TAGGED: #Hysni Aliu
Kosova Times June 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Berisha i PDK-së: Ky është sabotim i qëllimshëm i një institucioni kyç

Kosova Times Kosova Times October 14, 2024
Kurti: Japonia vend mik dhe partner i vërtetë i popullit tonë
Qeveria publikon masat e reja mbrojtëse për produktet e naftës
Prishtina e Re do të luajë me Feronikelin 74 në barazhin për hyrje në elitë
Mashtroi për investim në kripto valuta, kërkohet paraburgim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?