Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ndodhi rreth orës 19:45 pas një mosmarrëveshjeje mes të rinjve. Të gjithë të dyshuarit janë të moshës së mitur.

Policia ka bërë të ditur në raportin 24 orësh se viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore menjëherë pas ngjarjes.

“Një nga të dyshuarit, pas intervistimit, është ndaluar me urdhër të prokurorit, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”,thuhet në raport.