By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Berisha në Asamblenë e OSBE: Zgjedhjet e 11 majit, farsë e paralajmëruar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Berisha në Asamblenë e OSBE: Zgjedhjet e 11 majit, farsë e paralajmëruar
Lajme

Berisha në Asamblenë e OSBE: Zgjedhjet e 11 majit, farsë e paralajmëruar

Kosova Times
Last updated: 2025/07/01 at 11:23 PM
Kosova Times Published July 1, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë.

 

Berisha në fjalën e mbajtur sot para Asamblesë ka theksuar nevojën që Shqipërisë t’i kthehet institucioni i zgjedhjeve të lira, përkundër farsës elektorale, si në diktaturë. Berisha i cilësoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit si një farsë zgjedhore, e cila sipas tij vihet në pah edhe në raportin e OSBE-ODHIR.

“Zgjedhjet në Shqipëri ishin një farsë e paralajmëruar. Partitë e qendrës së djathtë në Evropë dhe në mbarë botën, që nga tetori i vitit të kaluar, kanë miratuar njëzëri 5 rezoluta që paralajmëronin atë farsë që do të ndodhte në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

“Të gjitha potencialet dhe burimet e shtetit u përdorën si instrument elektoral nga partia-shtet. E gjithë struktura qeveritare, të gjitha institucionet shtetërore, u përdorën për të dhënë në ditët e fundit para zgjedhjeve leje ndërtimi, leje legalizimi, certifikata pronësie e shumë shërbime të tjera publike. Partia dhe shteti ishin një, ashtu siç u përmend në raportin paraprak të ODIHR. Kjo është arsyeja pse procesi zgjedhor ishte një farsë e paralajmëruar”, tha Berisha.

Berisha nënvizoi më tej se në vitin elektoral u arrestuan dy liderët kryesorë të opozitës “pa asnjë akuzë penale”.

Kreu i PD-së tha se “kemi vërejtur në shumë e shumë raste trenin bullgar (karusel), votim në grup, komisionerë që votojnë për zgjedhësit etj.”.

Berisha tha se “mendojmë që OSBE është themeluar mbi premtimin dhe detyrimin e vendeve anëtare për respektimin e votës së qytetarëve dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sipas parimeve dhe standardeve të vendosura në dokumentin e Kopenhagës dhe konventa të tjera. Ne kemi besim të plotë që ky institucion, brenda misionit të tij, do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe krijimin e mjedisit që çdo parti të jetë në kushte të barabarta gare, dhe media të lirë, votim pa intimidime, ku çdo qytetar të ketë mundësinë e zgjedhjes së lirë”, theksoi Berisha.

Berisha tha se kishte vetëm një kërkesë, “të ndihmoni që kombi im të votojë i lirë”.

“Pa një qeveri teknike, shqiptarët nuk do të kenë mundësi të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Berisha.

“Ndaj sot, në emër të opozitës shqiptare, kërkoj nga ky institucion i nderuar të mbështesni raportin paraprak të ODIHR dhe së dyti, u bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndjekin rekomandimet e shkruara në raportet e fundit të OSBE-ODIHR, që prej vitesh kanë mbetur të pazbatuara”, shtoi Berisha.

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times July 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ushtria ruse hodhi bomba në Kharkov – ka viktima

Kosova Times Kosova Times March 27, 2024
Irani shqyrton mundësinë e shqiptimit të gjobave për shkeljen e kodit të veshjes
Protesta kundër bastisjeve të Trump kundër imigracionit në qytete anembanë Amerikës
12 të vdekur nga përmbytjet në Afrikën e Jugut
Mehaj: FSK ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?