By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peshku më i shëndetshëm për trurin dhe zemrën: Kushton më pak se 4 euro, mjekët ua rekomandojnë të gjithëve
January 31, 2026
Qumësht i artë: Mbron zemrën, pastron mëlçinë, forcon imunitetin dhe përgatitet vetëm në 10 minuta
January 31, 2026
Përgatitni shpejt një supë të shijshme me krem ​​domatesh dhe kënaqni familjen tuaj…
January 31, 2026
EKSPERTËT PARALAJMËROJNË: Këto pije rrisin rrezikun e kancerit, ato janë veçanërisht të rrezikuara…
January 31, 2026
Lajm i keq për punëtorët nga Ballkani, numri i të papunëve ka arritur një shifër të pabesueshme…
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani takon komandantin në largim dhe atë të ri të KFOR-it amerikan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani takon komandantin në largim dhe atë të ri të KFOR-it amerikan
Lajme

Osmani takon komandantin në largim dhe atë të ri të KFOR-it amerikan

Kosova Times
Last updated: 2025/07/01 at 10:00 PM
Kosova Times Published July 1, 2025
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim komandantin në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan (KFOR 34), kolonelin Peter Helzer nga Garda Kombëtare e Oregonit, si dhe komandantin e ri të kësaj komande (KFOR 35), kolonelin Jonathan Lloyd nga Garda Kombëtare e Louisianës.

 

Osmani e falënderoi kolonelin Helzer për shërbimin dhe përkushtimin e tij gjatë mandatit në Kosovë, duke e vlerësuar lart kontributin e tij në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon. Me këtë rast, ajo i ndau atij një Mirënjohje Presidenciale si shenjë respekti dhe falënderimi për angazhimin e tij të çmuar.

Në vijim të takimit, Presidentja i uroi mirëseardhje kolonelit Lloyd, duke e siguruar atë për mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e mandatit të tij dhe misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen më të thellë në emër të popullit të Kosovës për mbi 26 vjet të pranisë së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në vend si pjesë e misionit të KFOR-it, një prani që ka qenë jetike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Ajo vlerësoi lart përkushtimin e vazhdueshëm të ushtarakëve amerikanë në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të sigurisë së përbashkët.

Në përmbyllje, Presidentja ritheksoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e palëkundur dhe për partneritetin strategjik, i cili vazhdon të forcojë themelet e paqes dhe sigurisë në rajon.

You Might Also Like

Osmani: Sakrifica e Pajazitit, Zejnullahut e Hoxhës – themel për Kosovën

Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov UÇK-së dhe vetëbesimit popullor

Osmani e Kurti bëjnë homazhe për Zahir Pajazitin dhe bashkëluftëtarët në 29-vjetorin e rënies

Arrestohen dy persona, sekuestrohen mbi 9 kg drogë

29 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës

Kosova Times July 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 18 janar

Kosova Times Kosova Times January 18, 2026
Oda Ekonomike reagon për sulmet ndaj mediave: Dëmtojnë të drejtën për informim të qytetarëve
“Bansko Film Fest” bashkon dashamirësit e aventurës dhe sporteve ekstreme
Osmani: Aplikimi për anëtarësim në BE, hapi më i rëndësishëm për integrim
Kurti nesër e takon këshillin grevist, s’dihet nëse do të jetë edhe Rrahman Jasharaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?