By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 korrik
July 2, 2025
“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti
July 1, 2025
Ademi takon presidentin e Federatës së Ganës në Tiranë
July 1, 2025
Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor
July 1, 2025
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, Ruusalu
July 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria pretendon se Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokuroria pretendon se Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
Lajme

Prokuroria pretendon se Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën

Kosova Times
Last updated: 2025/07/01 at 9:45 PM
Kosova Times Published July 1, 2025
Share
SHARE

Prokuroria pretendon se Valon Syla e kishte kafshuar dhe kapur për flokësh të dëmtuarën, Syla thot se gjysma nuk janë të vërteta.

 

Në kërkesën e saj për masën e sigurisë për Valon Sylën, Prokuroria e Prishtinës përshkruan detaje interesante rreth ngjarjes për të cilën dyshohet gazetari.

Në dosjen e saj, Prokuroria pretendon se për shkak të xhelozisë, i pandehuri e ka sharë, ofenduar, kafshuar e kapur për flokësh të dëmtuarën.

Sipas dosjes, Valon Syla dhe e dëmtuara kishin qenë në një aheng familjar dhe aty kishte filluar një mosmarrëveshje verbale për motive të xhelozisë.

Tutje Prokuroria pretendon se Valon Syla kishte kafshuar të dëmtuarën në shpinë, dhe ka përdorur në vazhdimësi gjuhë fyese dhe se më pas kanë dalë jashtë objektit ku mbahej ahengu familjar.

Prokuroria tutje pretendon se me të arritur Valon Syla me të dëmtuarën te vendi ku banon e dëmtuara, kjo e fundit kishte tentuar të dalë jashtë veturës, por i dyshuari e kishte kapur me dhunë, dhe duke e shtrënguar e kishte mbajtur me forcë në veturë dhe e kishte kapur për flokë.

Veprimet e dhunshme, sipas Prokurorisë, nuk kishin përfunduar me kaq.

Në dosje thuhet se Valon Syla tutje e ka kapur për dore, duke e shtrënguar si dhe ia kishte kapur faqen me dhunë.

Pasi ngjarja kishte përfunduar te vetura, sipas Prokurorisë, Syla kishte shkuar te dera e vendit ku banonte e dëmtuara dhe kishte trokitur me forcë disa herë dhe kishte përdorur fjalë ofenduese ndaj të dëmtuarës.

“Ka***c, rrospi, rrënce, mashtruese, tradhtare…” janë disa prej fjalëve që Prokuroria i ka përmendur në dosjen e saj kur ka kërkuar masën e sigurisë ndaj të dyshuarit.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Valon Syla me dashje dhe qëllim të cenimit të dinjitetit ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës.

KALLXO.com ka kontaktuar të dyshuarin për këtë rast, Valon Sylën, i cili ka thënë se gjysma e pretendimeve të Prokurorisë nuk janë të vërteta.

Sipas Sylës, e tërë ngjarja është zhvilluar në veturë, ku edhe e kishte kapur për krahu të dëmtuarën “e aty ka mundur t’i tërhiqen flokët pakëz”.

Kurse lidhur me pretendimin e Prokurorisë se ka pasur kafshim, Syla e ka mohuar këtë pretendim.

“Nuk i kam pranu ato, gjysa nuk janë të vërteta. Ka qenë një kapje për dore e ju kanë kapë pak edhe flokët. U kanë do me thanë përlamje, fjalosje, kur ka dashtë me dalë prej kerri e kam kapë për dore, aty kanë mujtë pak me ju kapë flokët. Tani kjo prej afektit ka shku ka thënë jo kafshim, jo kështu, po unë e kam mohu atë”- ka thënë Syla në një prononcim për KALLXO.com

Tutje KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë edhe avokatin e tij, Kushtrim Palushin, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

Gjykata e Prishtinës kishte njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë në lidhje me rastin e gazetarit Valon Syla, duke ia caktuar masën e sigurisë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e sigurisë e aprovuar është që Syla ndalohet t’i afrohet të dëmtuarës në afërsi më të vogël se pesë metra, për një muaj, nga data 28.06.2025 deri më 28.07.2025.

Gjykata kishte thënë se në rast të mosrespektimit të kësaj mase nga Syla, atëherë kjo masë do të zëvendësohet me atë të paraburgimit.

Lidhur me këtë rast, Valon Syla kishte dalë edhe me një reagim publik në profilin e tij në Facebook.

“U gjykova nga Ministrja e Drejtësisë, eksponentët e VV’s dhe turma, ende pa filluar gjykimi ligjor e ende pa pasur as aktakuzë…”- kishte thënë në reagim Syla.

Përmes një reagimi në Facebook, Syla ka shkruar se sapo ka dalë nga dy ditë arrest dhe ka shtuar se rasti “më shumë ishte një fjalosje apo përlamje me ngrehje krahu e jo boksa, shkelma apo rrahje”.

Ai ka shkruar se është linçuar “si monstrum i dhunshëm”.

“Pikë së pari, e dashura jeme është shumë zojë dhe e veçantë për të qenë unë i dhunshëm e që s’jam, në kuptimin që mund të kuptohet në publik si boksa e shkelma apo rrahje… ky rast nuk ka të bëj me një gjë të tillë, por më shumë ishte një fjalosje apo përlamje… me ngrehje krahu e jo boksa, shkelma apo rrahje (tjerat i gjeni në dosje të gjyqti) e për çka i kërkoj falje asaj, familjes së saj dhe times, e sidomos nënës së saj dhe times. Si shkurt, me dëshirën dhe në afekt nervoze të fjalosjes përfunduam në polici për ta regjistruar rastin…”- kishte thënë ai.

Ai ka thënë se lidhur me rastin fillimisht është liruar në procedurë të rregullt, por pas pesë orëve Policia i kërkoi të shkonte përsëri në stacion policor.

Këtë Syla e ka quajtur “presion mbi drejtësinë”.

“Për këtë nuk e kërkonte e as nuk e kishte paramenduar e dashura ime… e as nuk pajtohej me një masë të tillë por kjo më shumë dukej presion mbi drejtësinë e cila shihet edhe në statuset e Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila shkruan se pse njerëzit që dalin në TV të kalojnë më lehtë. Dhe ketu shihet se si përnjëherë politika dëshiron të na i zgjedh edhe zënkat e dashnisë dhe të kujdeset për ne për burg pa dëshirën e të dashurve tanë”- kishte thënë ai.

You Might Also Like

Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, Ruusalu

Akademia e Shkencave, veprimtari përkujtimore në nderim të Ismail Kadaresë

Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Gjilan

Berisha në Asamblenë e OSBE: Zgjedhjet e 11 majit, farsë e paralajmëruar

Kosova Times July 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani takon Ramen: Diskutime e koordinim në të mirë të të dyja vendeve

Kosova Times Kosova Times February 28, 2024
Parlamenti turk i heq mandatin deputetit të burgosur
Vitia: Roli i infermierëve jetik në qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësorë
Gratë iraniane përballen me 10 vjet burg për refuzimin e veshjes së hixhabit
BE përshendet ngritjen aktakuzës për sulmin në Banjskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?