Zyra e Kryeministrit njofton se gjatë takimit u theksua rëndësia e marrëdhënieve të ngushta bilaterale dhe bashkëpunimit të thelluar ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Sipas njoftimit Kurti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe kontribuoi veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në fokus ishin gjithashtu zhvillimet e fundit në Kosovë dhe temat e tjera me interes të përbashkët në raportet ndërkombëtare.