Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar lidhur me mosintegrimin e Kosovës në SEPA. Ai ka deklaruar se aktiviteti bllokues i opozitës nuk ka filluar vetëm tash me bllokimin e konstituimit të Kuvendit, por vijon edhe në bllokimin e integrimit të vendit në SEPA.
Përmes një postimi në “Facebook”, Murati bëri të ditur se bllokimi dhe integrimi i Kosovës në SEPA, është bërë kur opozita ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese ligjin për Shërbimet e Pagesave, ligj i cili është transpozim i direktivës së BE-së dhe njëkohësisht parakusht për integrim në SEPA.
“SEPA është sistemi evropian i pagesave që mundëson transferta ndërkombëtare të parave me kosto minimale. Rreth 50 milionë euro tarifa në vit do të kursenin bizneset dhe diaspora jonë, nëse do të anëtarësoheshim në SEPA. A mos vallë edhe për këtë i ka fajet Albin Kurti?”, ka shkruar Murati.