By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mbahet Samiti i Planit të Rritjes të BE-së, Kurti përfaqëson Kosovën
November 21, 2025
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një e vërtetë e dhimbëshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Një e vërtetë e dhimbëshme
Opinion

Një e vërtetë e dhimbëshme

Kosova Times
Last updated: 2025/07/02 at 6:29 AM
Kosova Times Published July 2, 2025
Share
SHARE
Nga Imer Hysa
Para dy dekadash dy të njohur të mij iknin si vizitorë te fëmijët e tyre emigrantë në Itali. Vajza dhe djali i tyre kishin emigruar me eksodet e parë në shtetin matanë detit. Ata ishin rehatuar duke ndërtuar dhe familjet e tyre me bashkëshortë italianë dhe ishin kthyer nënshtetas të atij vendi, duke realizuar atë dëshirën e madhe dhe ëndrrën e kohës për prindërit, bashkimin familjarë.
Prindërit shkonin dhe vinin sa herë kishin dëshirë mes dy shteteve.
Me kalimin e viteve babai i tyre ndërroi jetë atje. Fëmijët nuk e sollën në Shqipëri, Pas disa vitesh ndërroi jetë edhe e ëma. Edhe atë e varrosën atje me motivin “ne nuk kthehemi më në Shqipëri”.
Pse ta fsheh, i kam paragjykuar si jo atdhetarë.
Para pak vitesh, po në Itali ndërroi jetë një i afërm i imi te fëmijët në Itali. Edhe ai me të njëjtin fat, prehje në dheun Italian.
“E kanë lënë për lekë -më tha dikush, është më lirë ta varrosësh atje se ta transportosh kufomën deri këtu”.
Por jo, nuk është kjo arsyeja, shumë shqiptarë po ikin për të mos u kthyer më. Kjo është e dhimbëshme. Ata janë stabilizuar atje. Kanë ndërtuar familje, janë stabilizuar me punë, kanë futur fëmijët në shkollë. Shumica kanë shtëpitë e tyre, mbase disa të blera edhe me kredi, do me thënë të “lidhur” atje, nuk kthehen më.
Gjatë vizitave të mija jashtë vendit, nga bisedat me emigrantë, kur i kam pyetur nëse do ktheheshin në Shqipëri, shumica shpreheshin: “keq na vjen, por jo, nuk na josh me asgjë atje, s’ka as punë, as siguri për jetën, as të ardhme për fëmijët. Atje s’të njeh njeri pronën dhe të drejtat, administrata të trajton si leckë, vetëm po paguajte mund të kryesh punë” .
E dhimbëshme, por edhe e vërtetë. Tranzicion pa fund, i ndershmi ngel fukara, i tillë ngel edhe pronari. Tranzicioni vetëm për të ligjtë, politikanët dhe pushtetarët është i dëshirueshëm. Mbase kanë të drejtë emigrantët që arrijnë ti marrin me bashkim familjar prindërit, pasi të ndërrojnë jetë, i prehin të qetë atje. Mbase këtë brez e lidhin disa fije me atdheun mëmë, por për fëmijët, apo nipat e tyre më vonë, kjo lidhje do zbehet e do zbehet, deri në shuarje, pasi pas dekadash e shekujsh dikush vetëm mund ta përmendë origjinën e tij shqiptare.
Më dhëmb ky fakt, më dhëmb kur shoh shtëpi luksose të ndërtuara nga emigrantët, por që prej vitesh janë me grila e qepena të ulura, në pritje të një rikthimi, mbase të pa sigurtë. Më dhëmb kur shoh varre mijra eurosh që i ka mbuluar harresa më shumë se bari e ferra, më dhëmb shpirti sa më shumë ditë kalojnë dhe shoh vetëm njerëz që ikin dhe duan vetëm të ikin.
Por ka një fije shprese dhe ajo është mos shitja e pronave ne atdheun mëmë. Le të mos u’a vrasim këtë shpresë, le tua shtrojmë autostradën e kthimit në vendin e të parëve, për ju ligjvënës e politikanë e kam fjalën. Ju e keni në dorë sa nuk është vonë. Emigrantët kanë kulturë evropiane, duhet të kthehen, janë pasuri kombëtare.
Të gjitha reagimet:

27Ti dhe 26 të tjerë

You Might Also Like

Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”

Si të negociohet me Rusinë

Aristidh Kola “Nderi Kombit” historia që u ringrit pas 25 vjetësh heshtje!

Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?

Tragjedia njerëzore si mundësi për Luftën Speciale të Rusisë në Ballkan

Kosova Times July 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Të shtëna me armë në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Kosova Times Kosova Times October 24, 2024
Policia konfirmon incidentet në veri të Kosovës
Ku u pëlqen më shumë serbëve ta kalojnë verën në Turqi apo në Greqi
Shërbimet globale po i rikthehen normalitetit pas problemit kibernetik
Biden, fushatë reklamash prej 14 milionë dollarësh për votuesit afrikano-amerikanë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?